Taravari: Nëse nuk shkojmë me VLEN, dalim vetë në zgjedhje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në VLEN, Arben Taravari ka dalë me një deklaratë ku thotë se nëse nuk shkojnë me VLEN-in në zgjedhje lokale, dalin vetë, me çka ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me BDI-në.

“Nëse nuk dalim me VLEN-in, opsionin e dytë e kemi të dalim vetë në zgjedhje dhe ky është opsioni i dytë, por ta shohim edhe disponimin mes anëtarësive. Për mua është shumë me rëndësi zëri i anëtarësisë dhe zëri i qytetarëve”, tha Taravari pasi foli për dallimet në VLEN dhe u pyet se a pritet një koalicion me BDI-në.

Ai ka deklaruar se për momentin ata nuk do ta braktisin Qeverinë. Sipas tij, grupet punuese mes deputetëve janë në negociata dhe shpreson se do të gjejnë gjuhë të përbashkët. “Nëse nuk gjejnë atëherë shohim si e bëjmë”, tha Taravari.

Ministri Taravari tha se sonte deputetët duhet t’i raportojnë për bisedimet që janë bërë. “Do mundohemi t’i tejkalojmë të gjitha mosmarrëveshjet e vogla, nuk janë diçka shumë të mëdha”, tha mes tjerash Taravari.

Për dallimet, Taravari tha se kryesisht ndërlidhet me listat e këshilltarëve. Sipas tij, tre partitë në VLEN duan të dalin me një listë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas fitores së VLEN-it, Arben Fetai shpalli veten lider të ASH-së dhe mblodhi kryesinë e partisë

Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket...

Tani prodhojmë vetë: Shqipëria nis industrinë kombëtare të armëve

Qeveria autorizon “KAYO”-n për prodhim dhe tregtim ushtarak Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën e 5 nëntorit vendimin që i jep shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a....

Mexhiti i kënaqur: Shqiptarët e humbën Kërçovën por e fituan Çashken dhe Dollnenin!

Në një deklaratë që zbulon më shumë sesa duket, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në...

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu