Ramadani: Deklaratat e Taravarit nuk janë sulm ndaj VLEN-it, por reflektim i sinqertë

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Blerant Ramadani, ka reaguar pas deklaratave të fundit të Arben Taravarit, duke i cilësuar ato si pjesë normale të debatit politik brenda koalicionit qeverisës VLEN.

Ramadani theksoi deklaratat e Arben Taravarit nuk duhet të interpretohen si sulm ndaj VLEN-it, por si një reflektim i një qasjeje të sinqertë dhe konstruktive në politikë. Ai shtoi se në çdo koalicion qeverisës është e natyrshme të ketë debat mbi vendime të rëndësishme, siç janë listat e këshilltarëve për zgjedhjet komunale.

“Në çdo koalicion qeverisës, është normale që të ketë debate dhe diskutime të hapura mes partnerëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për vendime të rëndësishme si listat e këshilltarëve për zgjedhjet komunale. Deklaratat e Arben Taravarit nuk duhet të shihen si një sulm ndaj VLEN-it, por si një reflektim i qasjes së tij të sinqertë dhe konstruktive në politikë.Si një lider me përvojë dhe me përgjegjësi ndaj votuesve, Taravari ka dëshiruar të adresojë çështjet që shqetësojnë anëtarët dhe mbështetësit e koalicionit. Kjo është një shenjë e shëndetit demokratik brenda partnerëve të koalicionit, ku ekziston hapësira për mendime të ndryshme dhe diskutime të hapura. Një koalicion i fortë nuk matet nga mungesa e debatit, por nga aftësia për të gjetur zgjidhje përmes dialogut dhe bashkëpunimit”, shtoi Ramadani.

Ai gjithashtu theksoi se kjo situatë nuk duhet të shihet si një përçarje brenda VLEN-it, por si mundësi për të forcuar unitetin dhe transparencën brenda koalicionit.

“Në vend që të shihet si përçarje, kjo situatë është një mundësi për të forcuar unitetin brenda partive, për të adresuar sfidat me transparencë dhe për të garantuar që vendimet të jenë sa më të drejta dhe gjithëpërfshirëse. E rëndësishme është që bashkëpunimi të vazhdojë në frymën e reformave dhe të përkushtimit ndaj qytetarëve. Ne kemi hyrë në politikë me një mision të qartë për ndryshim dhe drejtësi, dhe pjesë e këtij misioni është të ndërtojmë një kulturë të re politike, ku kritikat shihen si një forcë stimuluese dhe ndërtuese, jo si ndasi. Në fund të ditës, qytetarët presin që Ne të punojmë me maturi dhe përkushtim për interesin e përbashkët”, tha Ramadani.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Osmani: flet për humbjen, heshtjen dhe rikthimin me më shumë qetësi, përvojë dhe bindje

Pas një periudhe heshtjeje pas zgjedhjeve në Çair, Bujar Osmani është rikthyer me një shkrim të gjatë reflektues, ku flet për humbjen, politikën dhe...

Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit ka lëshuar urdhër-arreste për 37 zyrtarë izraelitë, përfshirë kryeministrin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes Israel Katz dhe ministrin e...

Rusia “i tërheq veshin” Vuçiç: Kujdes me shitjen e armëve!

Rusia i kërkon sqarime Beogradit. Kjo pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për mundësinë e shitjes së municionit Bashkimit Evropian, pas shqetësimeve në...

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu