Taravari: Menaxhim shembullor – asnjë humbje jete nga të lënduarit e tragjedisë së Koçanit!

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, gjatë intervistës për TV Kanal 5, foli për gjendjen shëndetësore të pacientëve të prekur nga tragjedia në Koçan. Ai theksoi se, edhe pas më shumë se një jave nga ngjarja, asnjë i lënduar nuk ka humbur jetën si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

“Sipas të dhënave zyrtare, në total kemi pasur 190 pacientë të prekur nga tragjedia. Një pjesë e tyre tashmë janë liruar për mjekim shtëpiak, ndërsa 15 pacientë vijojnë trajtimin në spitalet tona. Po ashtu, 99 të tjerë janë transferuar për trajtim në shtete mike. Po punojmë intensivisht për rikuperimin e tyre dhe shpresojmë që numri i të hospitalizuarve të bjerë në ditët në vijim. Më e rëndësishmja është që deri më tani nuk kemi asnjë humbje jete,” deklaroi Taravari.

Ministri foli gjithashtu për bashkëpunimin me vendet e huaja dhe angazhimin e ekipeve mjekësore në këtë proces. Ai shprehu mirënjohje të thellë për të gjithë mjekët dhe personelin shëndetësor që kontribuuan në përballimin e situatës.

“Të gjithë pacientët e lënduar nga Koçani dhe Shtipi u transferuan fillimisht në Shkup, ku më pas nisëm komunikimin me vendet e huaja për mundësinë e trajtimit të tyre. Solidariteti dhe gatishmëria për të ndihmuar ishin të jashtëzakonshme, dhe menjëherë ndërmorëm hapat e nevojshëm për transferimin e pacientëve në spitalet jashtë vendit”, u shpreh Taravari.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shaholli: Kush do ta kalëroj VREDI-n?

Lideri që do të kalëroj me subjektin e stisur nga Micko me emrin e vërtetë VREDI, do të zgjidhet së shpejti thonë vredistët, ku...

Debat i ashpër mes Inës dhe Brikenës në BBV: Do sponsor për të të paguar miss-in

Brenda shtëpisë së Big Brother VIP, tensionet janë rritur mes dy banoreve, Brikena Selmani dhe Ina Aderi, të cilat janë përfshirë sot në një...

Tallje për martesën e tretë, Blero reagon ndaj komentuesve

Natën e 12 janarit, në rrjet nisën të qarkullonin pamjet nga dasma e Bleros me partneren e tij, Eronita. Çifti i dha fund beqarisë...

Pas përplasjeve me SHBA, Kanadaja bën pakt me Kinën. Carney takon Xi Jinping në Pekin: Jemi në një mendje edhe për Groenlandën

Kanadaja dhe Kina kanë arritur një marrëveshje fillestare tregtare që do të ulë ndjeshëm tarifat për automjetet elektrike dhe kanolën, tha të premten kryeministri...

Tentoi të godiste me thikë një grua, policia neutralizon autorin brenda qendrës tregtare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Hong Kong. Pamjet tragjike kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa shihet momenti kur policia ndërhyn për të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu