Brenda vitit Shqipëria pritet të nisë prodhimin e mjeteve të blinduara

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka folur për A2 CNN për prodhimet “Made in Albania” në ushtri.

Ai u shpreh se brenda vitit do të nisë prodhimi i uniformave dhe mjeteve të blinduara.

“Ne synojmë kompleksin e Mjekësit që të atashojmë aty një linjë prodhimi, ish-Uzinën e Autotraktorëve, Poliçani, Gramshi, si edhe disa lokalcione të tjera. Shqipëria ka disa dekada që nuk e ka më këtë aktivitet ekonomik dhe duhet të marrim kohën e duhur për negociata. Po flasim për investitor privat që do të hyjnë bashkëaksionerë me shtetin, me kompaninë shtetërore. Kjo do të na japë prodhim që një 9industri kaq delikate, të jetë si instrument edhe i Shqipërisë. Synimi kryesor nuk është thjesht që të prodhojmë armatim, të riindustralizojmë Shqipërinë, si një shtyllë tjetër e fortë,” tha Vengu.

“Gjykoj që ky vit do të na gjejë me fillimin e uniformave dhe mjeteve të blinduara dhe po synojmë që të kemi edhe fillimin e municioneve. Besoj se këto do të ishin 3 produktet e para që na japin optimizëm,” shtoi ministri.

“Jemi duke negociuar edhe kontrata më komplekse që kanë të bëjnë me artilerinë e rëndë, me elementë që duan më shumë kohë. Po flasim për investime që i tejkalojnë dhjetëra e qindra miliona euro”, tha ministri Vengu. /Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

14 aeroplanë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania mbërrijnë në Izrael me pajisje ushtarake

Katërmbëdhjetë aeroplanë ushtarakë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania, të ngarkuar me pajisje dhe furnizime për të mbështetur ushtrinë, kanë mbërritur në Izrael mes konfliktit...

Eksluzive: BDI arrin marrëveshje me dy krahët e ASh-së, nga 3 komuna për Selën dhe Taravarin

Pas një takimi të zhvilluar ndërmjet kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, dhe dy grupimeve të ndara të Aleancës për Shqiptarët,...

Skender Rexhepi-Zejd: Fronti për Europë do të jetë fitues apsolut i të gjitha komunave

Kryetari i partitë Populli, Skender Rexhepi ka theksuar se Fronti për Europë në zgjedhjet e Tetorit do të jetë fitues apsolut i zgjedhjeve pasi...

Ferid Veseli, ndër të parët në Maqedoninë e Veriut me licencë UEFA si trajner kondicional

Pas përfundimit me sukses të një programi gjashtëmujor trajnimi në Shqipëri, Ferid Veseli nga Shkupi ka marrë zyrtarisht licencën e UEFA-s si trajner kondicional....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu