Vedati nuk arriti ta gëzonte shtëpinë e re që e ndërtoi me mundin e tij duke punuar në Gjermani (VIDEO)

32 vjeçari Vedat Ademi, i cili ditë më parë ndërroi jetë në Spitalin e Kumanovës, para gjashtë vitesh kishte shkuar në Gjermani për një jetë më të mirë.

Familjari i tij, Sunaji për gazetën LAJM, ka rrëfyer sot se bashkë me Vedatin kishin shkuar në Gjermani për të punuar me qëllim që të ndërtonin nga një shtëpi në Kumanovë.

Vedati shtëpinë ka arritur ta ndërtojë por jo edhe ta gëzojë.

“Me Vedatin kemi qenë në Gjermani 6 vite bashkë ku kemi jetuar dhe punuar. Sot ndodhemi pranë shtëpisë së Vedatit, të cilën e kishte ndërtuar për të jetuar këtu por shkaku i një neglizhence mjekësore në Spitalin e Kumanovës, ai ndërroi jetë dhe nuk arriti ta gëzojë shtëpinë. Kjo për ne është një tragjedi e madhe”, tha Sunaj Ademi, familjar i Vedatit.

Suat Ademi, vëllai i të ndjerit, Vedat Ademit, thotë se do të vazhdojë përpjekjet për të zbardhur të vërtetën për vdekjen e dyshimtë të vëllait të tij.

Ai thotë se vëllai i tij vdiq pasi i është dhënë ilaç ndaj të cilit ishte alergjik, dhe se për këtë fajëson mjekun i cili ishte kujdestar.

“Të pamën e kemi shtyrë për dy ditë për shkak të numrit të madh të njerëzve të vijnë për ngushëllime. Pasi të mbyllim të pamen do të vazhdojmë përpjekjet për të zbardhur rastin dhe për ta zbuluar fajtorin e vertetë. Mua ende më duket si ëndërr. Porosis institucionet që ta zbardhin rastin, mos të përsëritet rasti i njejtë. Të merr përgjegjësinë kush ka qenë përgjegjës për këtë rast me qëllim që të mos ndodhin të tilla raste edhe në të ardhmen”, u shpreh Suat Ademi, vëllai i Vedatit, i cili ndërroi jetë më 17 mars, në spitalin e Kumanovës ku ishte shtruar pas problemeve me stomakun. (Gazeta LAJM)
https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=1194067585682658
Kliko per te pare VIDEON!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pse u bë Kërçova ‘Kičevo’?

Nëse në prapaskena nuk la mjet pa përdorur vetëm e vetëm që ta ndihmonte VMRO-DPMNE-në, VLEN-i nuk pati këllqe për të kremtuar bashkë me...

“Nusja” feston edhe me shqiponjë, në kërcovë do të kete bashkëjetesë me Jovanoskin!

Bashkëshortja e kryetarit të ri të Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, dërgon mesazh bashkëjetese me një foto simbolike Pas fitores së kandidatit të VMRO-DPMNE-së në Kërçovë, Aleksandar...

Shaqiri kundër opinionit publik: “Ata që kanë luftuar s’mund të quhen tradhtarë”

“Mos i quani tradhtarë ata që kanë sakrifikuar për këtë vend” Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha reagoi ashpër ndaj akuzave kundër Fatmir Limanit, duke...

Komitët e VMRO-së, xhandarët e rinj të pushtetit!

Sot komitët e VMRO-së, veç pushtetit qëndror nga dita e djeshme përmes strukturës së re organizative me xhandarë të rinj, si të zgjedhur nga...

KËRPUDHË E ZBULUAR NË MURËT E ÇERNOBILIT KA PËSUAR MUTACION PËR TË KONSUMUAR RREZATIMIN BËRTHAMOR!

Kërpudha që ha rrezatimin. Ajo nuk i frikësohet rrezatimit. Ajo e ha. Thellë në rrënojat e braktisura të Çernobilit, shkencëtarët zbuluan një kërpudhë të zezë që...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu