Demonstruesit përplasen me policinë në natën e katërt të protestave kundër arrestimit të Imamogulut

Protestuesit turq janë përplasur të shtunën me forcat e policisë para objektit të Kuvendit Komunal në Stamboll, në natën e katërt të protestës kundër arrestimit të kryetarit të qytetit, Ekrem Imamoglu.

Përplasja ndodhi pasi që Imamoglu, që është rivali kryesor politik i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, u mor në pyetje nga prokurorët në një gjykatë të Stambollit, nën akuzat për korrupsion dhe për lidhje me organizata terroriste.

Turma e protestuesve nisi të mblidhet para objektit të Kuvendit Komunal në orët e mbrëmjes për ta demonstruar mbështetjen për Imamoglu. Një tjetër turmë u mblodh para gjykatës, ku lideri opozitar po mbahet. Prokurorët e morën në pyetje Imamoglun për afro 5 orë.

Kryetari i Stambollit i ka hedhur poshtë akuzat për aferat korruptive dhe për lidhjet e tij me organizatën terroriste kurde, PKK.

Arrestimi i tij në fillim të javës i intensifikoi protestat në disa qytete të Turqisë, me ç’rast në mbrëmjen e së premtes u arrestuan 343 protestues.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shaholli: Një shembull nga bullgarët sesi mbrohen interesat kombëtare!

Georgiev: "Shkelja e të drejtave të qytetarëve me identitet bullgar në Maqedoni konfirmon nevojën për një mekanizëm mbrojtës ligjor." Kjo është deklerata e ministrit të...

Gazetari Mislimi me kundërpërgjigje të fortë ndaj Latif Arifit: Nuk do ta ulni dot kurrë shqiponjën – ajo fluturon mbi kokat e shitura te...

Pas fyerjeve të paprecedentë të funksionarit të VLEN-it, Latif Arifi, ndaj ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Mejdani, ka ardhur...

Fyerje të turpshme ndaj ambasadorit shqiptar Mejdani: VLEN kapërcen çdo kufi etik dhe institucional

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, është bërë sërish shënjestër e fyerjeve dhe sulmeve publike nga eksponentë dhe përkrahës të koalicionit...

Kur kujdesi i shtetit shqiptar bëhet problem për shqiptarët e “ri-edukuar” politikisht

Në vend që të mirëpritet, përpjekja e shtetit shqiptar për të treguar kujdes institucional dhe diplomatik ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut po përballet...

Qindra falënderime për Ambasadorin Meidani: Nerova i bashkohet në mirënjohje

Rrjetet sociale janë mbushur me dhjetëra mesazhe falënderimi nga prindër, nxënës dhe banorë të fshatit Nerovë, pas lajmit të mirë për zgjidhjen e problemit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu