Turqia arreston 37 persona për postime në rrjetet sociale lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit

Turqia arrestoi 37 persona të akuzuar për postime “provokative” në mediat sociale lidhur me ndalimin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, tha qeveria të enjten, duke kërkuar të shtypë protestat.

Imamoglu, rivali kryesor politik i presidentit Recep Tayyip Erdogan, u arrestua të mërkurën nën akuza për korrupsion dhe ndihmë ndaj një grupi terrorist, një lëvizje që partia kryesore opozitare e dënoi si “përpjekje për grusht shtet kundër presidentit të ardhshëm”.

Mijëra protestues kanë dalë në rrugë dhe kampuset universitare në qytete të ndryshme, duke përfshirë Stambollin dhe kryeqytetin Ankaranë, me turma që brohorasin slogane anti-qeveritare, pavarësisht ndalimit katërditor të tubimeve të vendosura pas arrestimit të Imamoglu.

“Autoritetet turke identifikuan 261 llogari të mediave sociale, përfshirë 62 me bazë jashtë vendit, për “postimet provokuese që nxisin krimin dhe urrejtjen” pas ndalimit të Imamoglu dhe 105 të tjerëve, dhe po vazhdojnë përpjekjet për të gjurmuar të dyshuarit e mbetur”, tha Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya në X.

Ministri shtoi se 18.6 milionë postime në lidhje me Imamoglun u ndanë në X brenda 24 orëve nga ndalimi i tij. 54-vjeçari kryeson ndaj Erdoganit në disa sondazhe.

Përveç ndalimit të demonstratave, autoritetet mbyllën disa rrugë dhe kufizuan qasjen në disa media sociale.

“Ata arrestuan me nxitim kryebashkiakun tonë, të cilin ne e zgjodhëm me votat tona”, tha Ali Izar, një mbështetës i opozitës në rrugën e tij për të punuar në qendër të Stambollit.

“Unë nuk mendoj se kjo është një praktikë demokratike dhe e dënoj atë”, shtoi ai.

Turqia mbylli gjithashtu një kompani ndërtimi në bashkëpronësi të Imamoglu, tha zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit.

Stafi i bashkisë së Stambollit përbënte pjesën më të madhe të 105 personave të arrestuar së bashku me Imamoglun.

“Njerëzit do të japin përsëri përgjigjen e tyre”, tha një tjetër mbështetës i Imamoglu, Yusuf Demirci, 34 vjeç, në Stamboll.

“Siç e patë dje, të gjithë janë në rrugë. Të gjithë janë në sheshe. Sheshet dhe kutitë e votimit do të jenë rezultat i kësaj. Unë them se do të fitojë i drejti”, shtoi ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga errësira drejt ëndrrës: kush është Stenaldo Mëhilli, banori i ri i verbër i Big Brother

Stenaldo Mëhilli është banori tjetër që është futur në shtëpinë e Big Brother, edhe pse ai e ka prekur i pari këtë shtëpi. Stenaldo Mëhilli,...

“Nëse VV zbutet, atëherë çahet dhe humbet”: Qe pse Kurti nuk është zbutur, sipas fjalëve të veta

Kordet zënore në këtë fushatë s’i ka ndezur. Me gjuhë të përzbutur, Albin Kurti, i ka ulur volumin decibelëve agresivë të fushatës së janarit....

Specialja refuzon kërkesën e Veselit për lirim të parakohshëm

Gjykata në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm, duke vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën...

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit gjatë viteve...

Filipçe: Nëse Ali Ahmeti mendon ta shkatërrojë Maqedoninë siç mburret për Jugosllavinë, kjo nuk do t’i kalojë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka deklaruar se kërkesat dhe deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë të motivuara...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu