Pritet sot telefonata e shumëpritur Trump-Putin, zbulohet ora! Presidenti amerikan: Shumë afër paqes, Rusia dakord për mjaft elemente!

Presidenti amerikan Donald Trump pohoi ka rënë dakord me homologun e tij rus, Vladimir Putin, “për shumë elemente” të një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë përpara telefonatës së shumëpritur mes tyre.

Përmes një postimi në Truth Social, Trump tha se ka ende shumë punë për të bërë, por paqja duket afër. “Çdo javë sjell 2,500 vdekje ushtarësh, nga të dyja palët, dhe duhet të përfundojë tani. Pres me padurim telefonatën me presidentin Putin”, ishte komenti i tij.

Më herët, shefi i Shtëpisë së Bardhë u tha gazetarëve se “ne do të shohim nëse mund të punojmë një marrëveshje paqeje, një armëpushim dhe paqe, dhe unë mendoj se do të jemi në gjendje ta bëjmë atë”. Edhe sekretari i shtetit, Marco Rubio pohoi se procesi i negociatave që synon t’i japë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës i ka sjellë palët më afër paqes, ndonëse duhen ende shumë përpjekje për të arritur një marrëveshje përfundimtare.

Rubio e bëri këtë deklaratë në një intervistë për Fox News Radio, e cila u publikua më pas e plotë nga Departamenti Amerikan i Shtetit. “Unë mendoj se jemi afër marrëveshjes. Sigurisht, mbetet ende shumë për të bërë, por jemi më afër nga sa ishim dy javë apo gjashtë muaj më parë”, mësohet të ketë thënë kryediplomati amerikan. E ndërsa ai kujtoi edhe një herë se Trump dëshiron fundin e shpejtë të këtij konflikti, presidenti i ukrainas Volodimir Zelensky nga ana tjetër e akuzoi Putinin për zgjatjen e luftës.

“Ky propozim mund të ishte zbatuar shumë kohë më parë”, tha ai, duke shtuar se “çdo ditë në kohë lufte do të thotë jetë njerëzore”.

Biseda telefonike midis Donald Trump dhe Vladimir Putin do të zhvillohet sot midis orës 13:00 dhe 15:00, thotë Kremlini.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, thotë se dy liderët do të flasin “sa kohë të mendojnë se është e nevojshme”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Aliu: Po shqyrtohen mundësitë për t’i ofruar ndihmë Zvicrës pas tragjedisë në Kran-Montana

Ministri i Shëndetësisë, Azir Ali ka bërë të ditur se po shqyrtohen mundësitë për t’i ofruar ndihmën e nevojshme Zvicrës pas tragjedisë ku humbën...

Biznesmeni Arif Fazliu dhuron shtëpinë e tij në vlerë rreth gjysmë milioni euro për Bashkësinë Islame si vakëf

Biznesmeni Arif Fazliu nga Prizreni i është bashkuar radhës së vakëflënësve, duke dhuruar në emër të Allahut shtëpinë e tij si vakëf për Bashkësinë...

A do të ketë takim Mickoski-Ahmeti? Zgjedhja e Avokatit të Popullit varet nga shumica e Badenterit

Që nga korriku i vitit të kaluar, Maqedonia është pa Avokat të Popullit. Shumica e mundshme për zgjedhjen e të riut pritet të caktohet...

Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit! I dyshuari është në arrati dhe po kërkohet

Një shtetas turk 22-vjeçar është vrarë me thikë gjatë natës së Vitit të Ri para një objekti gastronomik në Çarshinë e Vjetër të Shkupit....

“Unë jam kryetar i Prishtinës” – Rama: Nuk e synoj drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është i befasuar nga rezultati i Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë zgjedhjeve të parakohshme të 28...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu