Mark Carney fiton garën për të zëvendësuar Trudeaun

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit të dielën, teksa ish-guvernatori i bankës kanadeze paralajmëroi për “ditë të errëta” të shkaktuara nga Shtetet e Bashkuara nën presidencën e Donald Trumpit.

Carney menjëherë mori një qëndrim kundër presidentit amerikan, të cilin e akuzoi se po “sulmon punëtorët kanadezë, familjet dhe bizneset”.

“Nuk mund ta lëmë atë të ketë sukses”, tha 59-vjeçari, i cili do të marrë detyrën në ditët në vijim nga udhëheqësi në largim i liberalëve, Justin Trudeau.

Trudeau njoftoi në janar se do të tërhiqej pas më shumë se nëntë vjet në pushtet, pasi mbështetja e publikut për të, sipas sondazheve, ra ndjeshëm, duke detyruar Partinë Liberale që të zhvillojë garë partiake për ta zëvendësuar atë.

Por, Carney mund të mos qëndrojë për një kohë të gjatë në këtë detyrë.

Kanadaja duhet të mbajë zgjedhje deri në tetor, por vendi mund të përballet me zgjedhje të parakohshme brenda javësh. Sipas sondazheve aktuale, konservatorët, që janë në opozitë, konsiderohen favoritë.

Gjatë fjalimit të fitores para një turme mbështetësish të partisë në Otavë, Carney paralajmëroi se SHBA-ja nën Trumpin po përpiqet të marrë kontrollin e Kanadasë.

“Amerikanët duan burimet tona, ujin tonë, tokën tonë, shtetin tonë”, tha ai.

“Këto janë ditë të errëta, ditë të errëta të shkaktuara nga një shtet që ne nuk mund t’i besojmë më”.

Carney, i cili më herët ka drejtuar Bankën e Kanadasë dhe Bankën e Anglisë, gjatë garës partiake mposhti bindshëm kundërkandidaten kryesore, ish-zëvendëskryeministren e Trudeaus, Chrystia Freeland, e cila ka mbajtur disa poste të larta në Qeverinë liberale që u zgjodh për herë të parë në vitin 2015.

Carney fitoi 85.9 për qind të pothuajse 152.000 votave. Freeland mori vetëm 8 për qind të votave.

Ai bëri fushatë me premtimin se do t’i kundërvihej Trumpit.

Presidenti amerikan ka përmendur disa herë aneksimin e Kanadasë dhe dy shtetet janë përfshirë në një luftë tregtare.

Carney tha se ai është personi i duhur për të ringjallur besimin ndaj partisë dhe për të mbikëqyrur procesin e negociatave tregtare me Trumpin, i cili ka kërcënuar me tarifa shtesë që mund të dëmtojnë rëndë ekonominë e Kanadasë e cila varet nga eksportet.

Trudeau ka vendosur tarifa hakmarrëse, në vlerë prej 30 miliardë dollarësh kanadezë, ndaj SHBA-së si përgjigje ndaj tarifave që Trump i ka vendosur Kanadasë.

“Qeveria ime do t’i mbajë në fuqi tarifat derisa amerikanët të na tregojnë respekt”, tha Carney.

Carney ka argumentuar se përvoja e tij e bën atë njeriun ideal që të përballet me Trumpin, duke e paraqitur veten si një menaxher të krizave ekonomike që e udhëhoqi Bankën e Kanadasë gjatë krizës financiare në vitet 2008-2009 dhe Bankën e Anglisë gjatë trazirave që pasuan votimin për daljen nga Bashkimi Evropian më 2016.

Ndërkaq, gjatë fjalimit lamtumirës para publikimit të rezultateve të garës partiake, Trudeau tha se “kanadezët përballen me një sfidë ekzistenciale nga fqinji ynë”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Azizi: Safe City shpëton jetën!

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj kritikave për Ligjin “Safe City”, duke sqaruar në mënyrë indirekte edhe përfitimet reale që kjo...

Skandal në Ministrinë e Bujqësisë: Zyrtar i lartë ka përvetësuar subvencione për toka që nuk i posedon

Një ish‑zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë, i angazhuar si kryetar i njësisë rajonale në Kavadarci, dyshohet se ka kryer veprime të paligjshme duke siguruar...

Momenti kur Nënë Tereza i drejtohet Bill Clintonit: “Biri im, bëj diçka për shqiptarët e mi”

Nënë Tereza, e njohur sot në mbarë botën si Shën Tereza, mbetet një nga figurat më të mëdha humane të historisë. Vepra e saj...

Mendo dy herë para se të hedhësh parfum në qafë!

Shumë parfume përmbajnë përbërës kimikë që mund të ndërhyjnë në balancën hormonale të trupit. Kur parfumi aplikohet drejtpërdrejt në zonën e qafës, këto substanca...

Agjenda e plotë e Ramës në Izrael, protokoll i nivelit më të lartë i rezervuar për pak liderë botërorë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Izrael, ku është pritur me protokoll të nivelit më të lartë shtetëror, një trajtim i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu