Një rektor me 2-sha në shkollë të mesme? Ende pa nisur gara, zemërim dhe revoltë në Universitetin “Nënë Tereza”

Universiteti “Nëna Tereza” në Shkup së shpejti pritet të zgjedhë rektorin e saj të ri, pasi atij aktualit Izet Zeqiri i skadon mandati.

Gara do të nisë javën e ardhshme dhe pritet të jetë e nxehtë. TV21 mësoi se dy janë kandidatët kryesorë: profesorët Bekim Fetaji dhe Blerim Saiti. Megjithatë burime të televizionit brenda këtij universiteti kanë ngritur shqetësime në redaksinë tonë për njërën prej kandidaturave.

Fetaji është inxhinieri i IT-së. Sipas CV-së së tij, studimet bachelor i ka kryer në “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup, studimet master i ka kryer në Oxford të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa është Doktor i shkencave teknologjike me studime të kryera në Grac të Austrisë.

Saiti është profesori i edukimit fizik. Sipas CV-së, studimet bachelor dhe master i ka kryer në Institutin e kulturës fizike në Universitetin e Tiranës, ndërsa doktoratën në “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup në 2013-tën.

E shqetësimet që i kanë ngritur pjesë e botës akademike është rezultati i dobët i profesor Blerim Saitit në shollën e mesme. Ata madje kanë paraqitur dokumente të zbuluara nga regjistrat e shkollës së mesme, ku siç mund të shihet nga kjo, Saiti të gjitha notat i ka 2-sh – një rezultat që anëtarë të komunitetit akademik, që kërkuan t’u ruhet identiteti, e konsiderojnë të papranueshëm për standardet e kërkuara për një profesor, për të mos folur për një Rektor.
Kjo, nga ajo që mori vesh TV21 nga burimet e tij, ka shkaktuar zemërim dhe revoltë mes stafit akademik dhe studentëve të Universitetit, të cilët kërkojnë një hetim të plotë dhe përgjegjësi për vendimet që kanë çuar në këtë situatë. Është ngritur pyetja mbi kriteret e përzgjedhjes dhe integritetin në sektorin universitar. Ata konsiderojnë se një kandidat me një rekord akademik të dobët nuk duhet të ketë qasje në një pozitë kaq të rëndësishme, që ndikon jo vetëm në administrimin e institucionit, por edhe në të ardhmen e të rinjve dhe trashëgiminë kulturore të komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu