“Me falsifikime nuk iu nënshtrohen servilizmit dhe dorëputhjes tuaj”! Gjeneral Besnik Emini i përgjigjet VLEN-it

Ashtu sikurse edhe pjesëtarë të tjerë të armatës, gjen. AN, i posaprodhuari gjeneral L.N (nga kjo përbërje politike qeveritare) kol B.V, kol FB, kol FA… (kërkoj ndjesë që nuk po i përmend të gjithë), poashtu edhe bashkëshorti i zëvendësministres së Mbrojtjes edhe të tjerë, neve pasi nuk ndërpremë marrëdhënien e punës, të gjithë qenkemi “branitella”?

Nga Gjeneral Besnik Emini

Ditëve të fundit po qarkullon nëpër media elektronike një dokument i falsifikuar nga kuzhina e dostallarëve të shërbimeve sekrete të ndihmuar nga “shqipëfolësa”, të cilët udhëhiqen nga interesat individuale me benefite materiale.

Ju drejtohem me plot përgjegjësi para Zotit, Kombit dhe ligjit që Besnik Emini asnjëherë nuk ka punuar e vepruar kundër popullit shqiptarë, e aq më tepër me vra dhe dërgu proektila ashtu siç pretendojnë disa eksponentë të një subjekti politik!

Në kohën e konfliktit 2001, në armatë kemi qenë të punësuar rreth 50 eprorë dhe afër 1500 regrutë në shërbim të armatës.

Mosndërprerja e marrëdhënies së punës nga ana jonë ka qenë nën direktivat e subjektit politik shqiptar dhe interesit kombëtar.

Ashtu sikurse edhe pjesëtarë të tjerë të armatës, gjen. AN, i posaprodhuari gjeneral L.N (nga kjo përbërje politike qeveritare) kol B.V, kol FB, kol FA… (kërkoj ndjesë që nuk po i përmend të gjithë), poashtu edhe bashkëshorti i zëvendësministres së Mbrojtjes edhe të tjerë, neve pasi nuk ndërpremë marrëdhënien e punës, të gjithë qenkemi “branitella”?

Për të gjithë, me ndihmën e softverëve – programeve të ndryshme, do të fabrikoni dokumente të rrejshëm dhe do të publikoni nëpër rrjetet sociale apo vetëm në mënyrë selektive për ata eprorë që nuk mendojnë si ju dhe nuk iu nënshtrohen servilizmit dhe dorëputhjes tuaj për ti realizuar politikat kadrovike hakmarrëse ndaj eprorëve që mendojnë ndryshe???

Apeloj deri tek subjekti politik që momentalisht është pjesë e qeverisjes, të merret me punë që do ti avancojë proceset, marrëdhëniet mes popullit dhe jo të nxisë përçarje dhe degradim, se do të mbajnë përgjegjësi kombëtare në historinë e popullit tonë!

NEVE jemi aq në armatë dhe asnjeherë nuk kemi bërë ndarje në bazë të përkatësisë politike ose afërsisë farefisnisnore me të zgjedhurit e popullit në Qeveri.
Eprorët dhe anëtarët e armatës janë “aset kombëtar” dhe assesi nuk duhet përfshirë në “debatet-lojërat ditore politike” të subjekteve politike!

Shkarkimi im nga pozita e komandantit të Komandës operative ishte një veprim i përshpejtuar, mirëpo koha do të deshmojë dhe nuk duhet të reflektojë dhe nxit urrejtje degradim dhe përçarje!

Kërkoj që portalet (pa marrë parasysh nga cila palë janë të menaxhuara) dhe individët që shperndajnë dhe postojnë gjëra të pavërteta – të kerkojnë falje publikisht dhe ti terhjeqin ato lajme, gënjeshtra, foto-false që i publikojnë – në të kundërtën do të përballen me drejtesinë e Zotit, Kombit, Kanunit dhe Ligjit. (koha.mk)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu