Urologji- Strugë: Me sukses hiqet një nga gurët më të mëdhenj në fshikëzën urinare në 30 vitet e fundit

Strugë – Në repartin urologjik të Spitalit të Strugës është kryer me sukses një ndërhyrje e rrallë kirurgjikale për heqjen e gurëve nga fshikëza urinare e një pacienteje 45-vjeçare nga Ohri. Mjekët urologë arritën të largojnë me sukses gurë me përmasa të mëdha, ndër të cilët edhe një prej më të mëdhenjve të nxjerrë në 30 vitet e fundit.

Ky sukses është një tjetër dëshmi e përkushtimit dhe profesionalizmit të ekipit të repartit urologjik në Strugë, i cili tashmë prej disa vitesh funksionon si një qendër rajonale, duke ofruar shërbime të specializuara për pacientët nga i gjithë rajoni jugperëndimor dhe më gjerë.

Ndërhyrja e suksesshme tregon nivelin e avancuar të shërbimeve mjekësore në këtë repart, duke u ofruar pacientëve trajtime moderne dhe cilësore pranë vendbanimit të tyre.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas fitores së VLEN-it, Arben Fetai shpalli veten lider të ASH-së dhe mblodhi kryesinë e partisë

Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket...

Tani prodhojmë vetë: Shqipëria nis industrinë kombëtare të armëve

Qeveria autorizon “KAYO”-n për prodhim dhe tregtim ushtarak Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën e 5 nëntorit vendimin që i jep shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a....

Mexhiti i kënaqur: Shqiptarët e humbën Kërçovën por e fituan Çashken dhe Dollnenin!

Në një deklaratë që zbulon më shumë sesa duket, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në...

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu