Për shkak të inateve politike të Fatmir Limanit, Isen Shabanit i merren kompetencat e çerdhes. Objektet mbeten pa rrymë dhe ngrohje, procesi edukativ nuk zhvillohet

Për shkak të inateve politike, Isen Shabani, drejtor i çerdhes “Pranvera” në Komunën e Vrapçishtit, ka reaguar ndaj akuzave të Ministrisë për Politika Sociale, Demografi dhe Rini. Ai ka demantuar çdo akuzë të pabazë lidhur me shkeljet e të drejtave të fëmijëve në këtë çerdhe, duke theksuar se është Inspektorati dhe Ministria që kanë marrë kompetencat e Komunës për emërimin e drejtorit dhe kanë bërë shkelje të ligjit.

Shabani ka shpjeguar se Ministria ka shkelur të drejtat e fëmijëve duke emëruar drejtor nga radhët e edukatoreve, duke lënë grupin e fëmijëve pa edukatore për një periudhë prej gati 10 ditësh. Ai theksoi se ky veprim është në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe rregulloret për funksionimin e çerdheve. Po ashtu, Shabani ka theksuar se nuk është shpallur konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës, siç kërkohet nga ligji.

Në lidhje me akuzat për heqjen e veturës që përdoret për shpërndarjen e ushqimit dhe ndërprerjen e energjisë elektrike, Shabani ka demantuar këto akuza dhe ka deklaruar se ato janë të pabaza, duke theksuar se ngarkimi i Komunës për këto çështje është një shpifje dhe mund të çojë në padi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

BDI-Çair: Sheshi Skënderbeu pa fazën e tretë, 20 milionë euro zhduken nga buxheti

Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega në Çair vazhdon, siç thotë, “serialin e ekspozimit të mashtrimit të madh” nga ana e qeverisë dhe pushtetit...

VMRO-VLEN-ZNAM dhe Levica votuan “Safe City”, nga 1 shkurti nisin gjobat

81 vota “për” gjobat që vijnë nga “Safe City”. VMRO-VLEN-ZNAL, Levica dhe deputeti i pavarur tashmë, Ilir Demiri kanë votuar që nga 1 shkurti...

Gjuha shqipe shpërfillet nga tabelat paralajmëruese të sistemit “Qyteti i Sigurt”

Gjuha shqipe shpërfillet nga tabelat paralajmëruese të sistemit “Safe City”. Ministria e Brendshme thotë se tabelat janë vendosur në përputhje me Rregulloren për shenjat...

Do të rrënohet objekti i ndërtuar pa leje në Çair

Komuna e Çairit ka filluar procedurat ligjore për rrënimin e objektit ilegal të ndërtuar mbi çatinë e një shtëpie në afërsi të kompleksit “26...

Aggeler, me letër lamtumire: vlerësoj forcën dhe guximin e popullit në RMV

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Aggeler, pasdite ka publikuar një Letër të Hapur, duke përshëndetur popullin e Maqedonisë së Veriut...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu