Haradinaj përjashton koalicionin me Kurtin

Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përjashtuar një koalicion të mundshëm me kryeministrin në largim, Albin Kurti.

Në konferencën për media të mbajtur të hënën, Haradinaj ka thënë se do të bashkëpunonte me partitë opozitare për ta krijuar shumicën.

Ai ka konsideruar se rezultati preliminar i zgjedhjeve të 9 shkurtit nuk është i kënaqshëm, teksa ka thënë se pret që të ketë rreth 70 mijë vota në total.

“Ne kemi ruajtur një votë që kishim, në totalin e kësaj vote jemi diku 70 mijë kur të përmbyllet ky proces, nëntë deputet edhe pse jemi në koalicion. Nuk është një rritje por është një ruajtje e besimit që kishim në të kaluarën. Është në nderin tim që të ndihmojë një qeveri të opozitës, asnjëherë me z. Kurti. Me kënaqësi do të bashkëpunonim me subjektet politike opozitare shqiptare për të krijuar shumicën edhe që është e mundshme realisht nëse kemi këtë gatishmëri. Jemi të gatshëm për këtë. Pa asnjë kusht. Nuk kërkojmë asnjë kusht që pengon të ecim përpara”, ka thënë Haradinaj.

Ai tutje ka thënë se ky rezultat i deritanishëm nuk është i duhuri për vendin.

“E pranoj që rezultati nuk është i mirë, nuk jam i kënaqur me këtë rezultat edhe gjithsesi do të reflektojmë, do të reflektojë Aleanca, unë për këtë rezultat, i cili nuk është i mirë dhe nuk është i mjaftueshëm ta ndihmojë Kosovën me këto procese para vetes. Ajo që më shqetëson më shumë është Kosova për shkak se një rezultat jo i duhur, një fitore jo e plotë e opozitës se kemi prit ma shumë na vështirëson procesin përpara por nuk lëkundemi në qëndrimet tona, në drejtimin tonë”, ka thënë ai.

Lidhur me cilësimin e kryeministrit Kurti, i cili opozitarët i ka quajtur “hajvanë”, Haradinaj ka thënë se ky epitet i shkon vetë atij.

“Më hajvan se një kryeministër që pas 4 vjetësh qeverisje ka tregu vica gjithë fushatën, s’ka pas një program konkret, s’ka të arritura asgjë. Fatkeqësisht ky është realiteti ynë. Besoj që qytetarët e Kosovës edhe dje kanë mundur të shohin se kush është ai. Pra, një kryeministër që s’ka mbërritur një rezultat të pritur edhe unë s’kam mbërritur të priturën, por e dini gjuhën time mbrëmë edhe hera e parë që po e përdori një ofendim është kjo në përgjigje të tij. Por, edhe si opozitë edhe me rezultat jo të mirë, kemi ruajtur dinjitetin tonë të procesit zgjedhor nuk kemi bërë asnjë ndërhyrje që e dëmton demokracinë tonë dhe Kosovën. Ai që s’ka fituar të dalë ashtu të fyej e të bërtas, ai është veç realiteti ynë. Kemi të bëjmë me një njeri që në të vërtetë është hajvan. Po i hyjmë në hak duke i thënë hajvan, ai është më keq”, ka thënë Haradinaj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia dhe Kina nënshkruajnë marrëveshje për gazsjellësin Power of Siberia 2

Gazpromi i Rusisë tha se nënshkroi një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për të ndërtuar gazsjellësin e shumëpritur Power of Siberia 2 në Kinë, nëpërmjet...

SHBA s’do të lejojë që situata në Serbi dhe RS të eskalojë në konflikt rajonal

Ambasadori amerikan në NATO, Matthew G. Whitaker, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë duke i ndjekur zhvillimet në Serbi dhe Republikën Sërpska,...

Bujar Osmani: Nuk është thjesht fushatë, është lëvizje gjithëpopullore e rezistencës dhe e shpresës

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Çairit, Bujar Osmani në fjalën e tij sonte para çairasve, ku i pranishëm ishte edhe...

Selimi: U sulmua ambasadori i Shqipërisë pse ngriti zërin për fëmijët shqiptarë, tani heshtje…!

Selimi: Kollaj të premtohet, vështirë të mbahet fjala kur nuk ke peshë! Analisti politik Sefer Selimi ka reaguar pas publikimit të lajmit se nxënësit shqiptarë...

ASH: VLEN të ndalë lojën me dinjitetin e nxënësve shqiptarë në Nerovë – kërkojmë llogari për premtimet e pambajtura!

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë dhe indinjatë për faktin se, pavarësisht premtimeve publike nga përfaqësues të grupacionit VLEN, nxënësit shqiptarë të fshatit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu