Njëri djalë ministër, tjetri shef dhe babai këshilltar

Nepotizmi po mbretëron në Qeverinë e Mickoskit. Në mënyrë të pamatur dhe pa turp, në vazhdimësi emërohen familjarë të zyrtarëve të VMRO-DPMNE-së, të punësuar nën ombrellën e shtetit, në kurrizin e qytetarëve.

I fundit është rasti skandaloz ku është përfshirë Ljupço Andonovski, babai i ministrit të transformimit digjital në Qeveri – Stefan Andonovski.

Ministri Stefan Mickoski e emëroi babanë e tij këshilltar në Qeveri. Kështu ka akuzuar LSDM, sipas të cilës, edhe vëllai i ministrit Stefan, Igor Andonovski, para disa muajsh është emëruar shef i departamentit të Agjencisë për Siguri Kombëtare për qytetin e Shkupit. “Pra, një djalë është ministër në Qeverinë e Mickoskit, tjetri është shef në ASK, dhe babai është këshilltar në Qeveri. Ky është një shembull klasik i nepotizmit dhe konfliktit të interesit. Ky është turp dhe fyerje për qytetarët. Kërkojmë që Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të hapë urgjentisht një rast dhe të marrë masa. Ndërkohë që mijëra të rinj dhe të aftë po largohen nga vendi në kërkim të punës, pozitat e larta në institucione janë të rezervuara ekskluzivisht për të afërmit e zyrtarëve aktualë dhe ish-DPMNE. A nuk u premtoi DPMNE qytetarëve se nuk do të ketë nepotizëm, se nuk do të ketë përkatësi partiake dhe se nuk do të ketë punësime në bazë të lidhjeve?”, ka thënë zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

Ndërsa të rinjtë po largohen nga vendi në kërkim të një pune të mirë dhe një sistemi të bazuar në merita, vijoi Kuzeska, nepotizmi partiak mbretëron suprem në qeverinë e Mickoskit. “Kjo tregon edhe një herë natyrën e vërtetë të kësaj qeverie – në vend të kompetencës dhe meritës, kriter vendimtar për gjetjen e vendeve të punës dhe posteve janë lidhjet familjare dhe partiake, e jo paaftësia.

Prandaj, së paku presim që Komisioni Kundër Korrupsionit të veprojë sa më shpejt në përputhje me kompetencat e tij dhe ta mbrojë shtetin nga keqpërdorime të tilla skandaloze. Maqedonia duhet të jetë shtet i drejtë dhe ligjor, jo shtet i nepotizmit dhe korrupsionit!”, u shpreh zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Osmani: flet për humbjen, heshtjen dhe rikthimin me më shumë qetësi, përvojë dhe bindje

Pas një periudhe heshtjeje pas zgjedhjeve në Çair, Bujar Osmani është rikthyer me një shkrim të gjatë reflektues, ku flet për humbjen, politikën dhe...

Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit ka lëshuar urdhër-arreste për 37 zyrtarë izraelitë, përfshirë kryeministrin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes Israel Katz dhe ministrin e...

Rusia “i tërheq veshin” Vuçiç: Kujdes me shitjen e armëve!

Rusia i kërkon sqarime Beogradit. Kjo pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për mundësinë e shitjes së municionit Bashkimit Evropian, pas shqetësimeve në...

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu