Trump shfuqizon “pavarësinë” e USAID-it – agjencia do të kontrollohet nga Departamenti i Shtetit?

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ekipi i tij do të përpiqen ta vendosin USAID-in, agjencinë për ndihmën e huaj, nën juridiksionin e Departamentit të Shtetit, çka do të thotë se kjo agjenci nuk do të ketë më autonomi për të marrë vendime të pavarura.

Sipas raportimeve të reuters, lideri i ri amerikan përveçse ka ngrirë ndihmën e huaj për 90 ditë, ka nisur të shqyrtojë nëse mund t’ia heqë USAID-it autonominë e vendimmarrjes përmes një urdhri ekzekutiv, pa miratimin e Kongresit të SHBA-së.

Ky veprim do të nënkuptonte që të gjitha vendimet e USAID-it do të duhej të miratoheshin nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dhe pjesa tjetër e ekipit që drejton këtë sektor të pushtetit ekzekutiv amerikan.

Megjithatë, çështja e statusit të USAID-it si një agjenci e pavarur mbetet e diskutueshme, duke ngritur pikëpyetje nëse 78-vjeçari mund ta ndërmarrë këtë veprim pa miratimin e organeve legjislative, përkatësisht Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit të Kongresit.

Demokratët tashmë kanë paralajmëruar kundërshtim për këtë çështje, siç ka deklaruar ish-lideri i Partisë Demokratike në Senat, Chuck Schumer.

Ai e ka quajtur këtë lëvizje “antikushtetuese” dhe ka paralajmëruar se, nëse ndodh, do të ngrihen disa padi për ta sfiduar në gjykatë.

Vlen të theksohet se çdo vendim që prek USAID-in do të ketë ndikim të madh edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, e cila çdo vit merr ndihma të konsiderueshme nga SHBA-ja, një pjesë e madhe e të cilave vijnë përmes kësaj agjencie. /Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vuçiq: Nuk arritët vitin e kaluar të më rrëzonit nga pushteti, unë nuk jam Sllobodan Millosheviç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një video postim në Instagram dërgoi një mesazh duke theksuar se, siç thotë ai, “Liria është gjëja më...

Këshilli i Prokurorëve Publikë do të hap procedurë pas deklaratave “mediokre” të Mickoskit ndaj Ristoskës

Këshilli i Prokurorëve Publikë hap një procedurë pas raportimit të prokurores Lençe Ristoska për kryeministrin Hristijan Mickoski, pasi ai e quajti publikisht atë “mediokre”...

QMK: Tetova përballet me rrëshqitje dheu, në Kërçovë janë evakuuar 120 persona

Për shkak të përmbytjeve që kanë goditur pjesë të vendit si pasojë e reshjeve të shiut, në Koçan dhe Ohër po ndërhyhet me mekanizëm...

Protesta mbarëkombëtare në Iran, raportohet për dhjetëra viktima/ Bllokohet interneti në të gjithë vendin

BOTË Protesta mbarëkombëtare në Iran, raportohet për dhjetëra viktima/ Bllokohet interneti në të gjithë vendin 09/01/2026 Irani u përfshi të enjten në mbrëmje nga një ndërprerje...

Vërshimet në veri: Mbyllet një urë shkaku i dëmtimeve – evakuohen katër familje që iu përmbytën shtëpitë

Policia e Kosovës ka dalë me përditësim lidhur me situatën në veri të vendit, pas vërshimeve që u shkaktuan si pasojë e reshjeve të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu