7 të vdekur, 19 të plagosur pas rrëzimit të një avioni ambulancë në Filadelfia

7 të vdekur, 19 të plagosur pas rrëzimit të një avioni ambulancë në Filadelfia

Të paktën 7 persona vdiqën dhe 19 të tjerë u plagosën pasi një avion ambulancë u rrëzua në një zonë të ngarkuar të qytetit Filadelfia.

Autoritetet nuk mundën të shpjegonin se çfarë e shkaktoi përplasjen.

Të shtunën në mëngjes autoritetet konfirmuan 7 të vdekur, 6 që ishin në bordin e avionit dhe një tjetër që u plagos kur avioni ra në tokë. Në total, zyrtarët thanë se u plagosën 19 persona.

Përplasja ndodhi në një zonë të ngarkuar dhe auroritetet po punojnë për menaxhimin e dëmeve, tha një zyrtar i qytetit Filadelfia.

Ngjarja ndodhi rreth orës 6 të pasdites të së premtes, sipas orës lokale.

Në bordin e avionit gjendej një paciente, nëna e saj dhe 4 anëtarë të ekuipazhit. Pacientja kishte ardhur nga Meksika për t’u kuruar për një sëmundje që i rrezikonte jetën dhe po transportohej për në shtëpi.

Të 6 personat ishin nga Meksika. Destinacioni përfundimtar i avionit ishte qyteti Tijuana në Meksikë.

Presidentja e Meksikës konfirmoi vdekjen e tyre dhe shprehu ngushëllimet për familjet.

Shpërthimi ndodhi rreth më pak se 5 kilometra nga aeroporti verilindor i Filadelfias, i cili shërben kryesisht për avionët e biznesit.

Avioni i tipit “Learjet 55” u zhduk nga radarët pak pas ngritjes nga aeroporti në orën 18:06 dhe pasi arriti në një lartësi prej 487 metrash.VOA

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izraeli: Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa

Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore ndaj Iranit të premten e kaluar, Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa dhe qindra dronë drejt...

Maqedonia2025 shpall konkurs për bursa për nxënës të shkollave të mesme

Fondacioni MK2025 ka shpallur thirrjen për aplikime për bursa në kuadër të Fondit për mbështetjen e gjimnazistëve të talentuar “Talentët Sot – Liderë Nesër”...

Shqipëria mes vendeve që shpenzojnë më shumë për në NATO (TABELA)

Përgjatë viteve 2014-2024 autoritetet shqiptare të Mbrojtjes kanë shpenzuar afërsisht 320 milionë euro për blerje pajisjesh ushtarake Shqipëria renditet ndër vendet kryesore të NATO-s që...

Zeka për Kurtin: Ky njeri është totalisht i ç*endur, rrezikon interesin e vendit për atë personal

Analisti Milaim Zeka e cilësoi si lider të çmendur kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. “Duke e parë në radarë, ky njeri është totalisht i çmendur,...

Bislimi sot pritet të intervistohet nga Prokuroria Speciale

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi pritet të intervistohet sot nga Prokuroria Speciale në lidhje me hetimet rreth dhënies me qira të fabrikës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu