Maqedonia e Veriut është në vendin e tretë sipas rritjes së çmimit të bukës në Evropë, njoftoi Eurostat

Në Maqedoni është shënuar rritja e tretë më e madhe e çmimit të bukës në Evropë në pesë vitet e fundit, sipas të dhënave të Eurostat-it, drejtoria e përgjithshme e Komisionit Evropian përgjegjës për informacione statistikore, transmeton Portalb.mk.

Eurostat ka monitoruar çmimin e bukës në vendet evropiane në pesë vitet e fundit dhe të dhënat tregojnë se në atë periudhë çmimi i bukës në Maqedoni është rritur për 65%.

Rritja më e madhe e çmimeve është regjistruar në Hungari me 113%, dhe në vend të dytë është Polonia me një rritje prej 75%.

Me rritje të ndjeshme të çmimit të bukës, dallohet Sllovakia me 62% dhe Kroacia me 58%, ndërsa në rajonin tonë çmimi i bukës në Bullgari është rritur për 54%, ndërsa në Serbi për 39%.

Vendet me rritjen më të vogël të çmimit të bukës janë Zvicra – 8%, Finlanda – 17%. Franca – 20% dhe Suedia – 20%.

Ndryshe, dje, një numër i madh qytetarësh bojkotuan marketet e mëdha zinxhirore, si reagim ndaj çmimeve të larta të produkteve.

Bojkot të marketeve ka pasur edhe në vendet e rajonit. Në Kroaci, më 24 janar, u mbajt bojkot i dyqaneve, rrjeteve të marketeve dhe pikave të benzinës për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve.

Thirrjet për bojkot të dyqaneve, pikave të karburantit, kafeneve dhe restoranteve u përhapen në mediat sociale një javë më parë në Bosnje dhe Hercegovinë dhe arritën edhe në Maqedoninë e Veriut.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

SKANDALOZE: Kuadri i VLEN-it nënshkruan marrëveshje me “Republikën Srpska”

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditët e fundit në Shkup. Nehat Mustafa, kuadër shqiptar i koalicionit qeveritar VLEN, në cilësinë e drejtorit të...

Kur Meidani nga Tirana apelonte për mençuri dhe largpamësi në Rambuje

Albanian Post ka arritur të sigurojë letrën që Meidani u pati dërguar delegatëve shqiptarë të Kosovës në Rambuje, me detajet tepër largpamëse për kohën Në...

Pakënaqësi në LD për listën e VLEN në Shkup: “Bastioni ynë, por të tjerët përfitojnë”

Në rrjetet sociale po qarkullon një foto e listës së kandidatëve të koalicionit VLEN për Qytetin e Shkupit, e cila ka ndezur debate dhe...

Bujar Bajrami shpërthen pas deklaratës së Kasamit: Nacionalizmi nuk është turp, është vlerë hyjnore!

Shkup - Deklarata e kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, para liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka ndezur debat në opinion. Kasami tha se...

Bekim Sali: Çairi po ndryshon!

Deputeti Bekim Sali, ka njoftuar se së bashku me kandidatin e VLEN-it për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, kanë filluar njërin nga projektet më...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu