BDI për 17 këshilltarët e Mickoskit: Çdo ditë, një “zonë e re pa shqiptarë”

Qeveria vazhdon me krijimin e “zonave pa shqiptarë” në institucionet shtetërore, duke i larguar në mënyrë sistematike shqiptarët nga pozicionet vendimmarrëse. Këtë herë, kjo qasje reflektohet në përbërjen e ekipit këshillues të Kryeministrit, ku pothuajse nuk ka asnjë shqiptar. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së pas publikimit të 17 emrave të këshilltarëve të kryeministrit Hristijan Mickoski.

“Kjo politikë e majorizimit nuk është e re dhe përfaqëson një ristrukturim të njëanshëm të sistemit shtetëror, duke promovuar dominimin monoetnik. Kjo qasje tregon qartë se mekanizmat e balansuesit etnik janë ende të domosdoshëm për të ruajtur karakterin multietnik të shtetit – një nga arritjet më të rëndësishme që tani është seriozisht e rrezikuar, thuhet në reagimin e BDI-së.

Ndërtimi i institucioneve funksionale dhe gjithëpërfshirëse, vijon më tej reagimi, është thelbësor për barazinë etnike, por edhe për vlerat evropiane mbi të cilat duhet të bazohet stabiliteti dhe progresi afatgjatë i vendit.

“Me këtë veprim,Qeveria jo vetëm që ka degraduar partnerin shqiptar në qeveri, por ka krijuar ndjenjën e përjashtimit dhe të papranueshmërisë për çdo shqiptar në këtë shtet.

Ndryshe, kryeministri Hristijan Mickoski ka 17 këshilltarë të jashtëm, emrat e të cilëve janë bërë të ditur publikisht – asnjë shqiptarë. Mes tyre janë edhe ish zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski, ish ministri i Financave, Zoran Stavreski dhe ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski.

Profesori Aleksandar Spasenovski është këshilltar për çështje evropiane, ndërsa për politikë të jashtme, kryeministrin do ta këshillojë ambasadori Sasho Markovski.

Mes 17 këshilltarëve të kryeministrit është edhe një gjerman. Johanes Hajdeker është ekspert në forcimin e kapaciteteve të ekipit ekonomik në Zyrën e kryetarit të qeverisë për përgatitjen e dokumenteve për politika, analiza.

Në fushën e sigurisë, Goran Nikollovski është këshilltar për çështje strategjike të sigurisë, ndërsa Lubço Andonovski këshilltar për siguri kombëtare. Jovan Pejkovski është këshilltar në sferën e shkencave politike dhe ekonomike.

Për këshilltar për infrastrukturë është emëruar Cvetko Micevski, në fushën e drejtësisë Goce Naumovski, ndërsa për punë dhe politikë sociale Lazar Jovevski. Këshilltar i kryeministrit për mjedisin jetësor është Dame Dimitrovski, ndërsa për marrëdhënie mes bashkësive Shener Bilall. (Koha.mk)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjeorgjievski njofton se u larguan nga puna 371 persona dhe fton institucionet për hetim të keqpëdorimeve në Higjienën Komunale

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, pasi mori mandatin e të parit të kryeqytetit, ka dalë në terren dhe ka njoftuar se që...

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu