Bajrami, Muratit: 654 milionë euro të investimeve kapitale, as katër projekte nuk i keni

Hykmete Bajrami, kandidate për deputete në LDK, ka thënë se ministri Hekuran Murati duhet të intervstohet nga prokuroria për shkak se është duke akuzuar për kontrabandë për vitet e kaluara.

Në një postim në Facebook, ajo ka shtuar se qasja e me akuzat në fjalë të Muratit janë qesharake.

“Ministri pretendon se e di sa ka qënë kontrabanda në vitet e kaluara dhe se ai mund të masë atë përmes një indikatori të “importit potencial”, duke supozuar se importet duhet të jenë 61% e bruto prodhimit vendor. Një qasje e tillë është qesharake dhe e pabazuar shkenctarisht”.

“Por problemi kryesor është ky: kontrabanda është krim dhe dënohet me ligj. Nëse ministri e di sa është vlera e kontrabandës dhe kush e kryen atë, por nuk e raporton në Prokurori, atëherë ai po fsheh një krim. Prokuroria duhet ta thërrasë menjëherë Hekuranin dhe të hetojë atë edhe ata që ai i akuzon për kontrabandë”, tha Bajrami.

Ndër tjera, ajo ka pohuar se Murati ka pasë një buxhet me vlerë të 654 milionë eurove dhe sipas saj, në investime kapitale ka bërë shpenzime masive dhe pa transparencë.

“Murati nuk arriti dot të numërojë as katër projekte të realizuara me 654 milionë euro të investimeve kapitale. Si mund të mburresh për një shumë kaq të madhe të buxhetit të shpenzuar, por të mos jesh në gjendje të numërosh as katër projekte konkrete?”

“Por ka diçka edhe më të rëndë: sipas të dhënave zyrtare – Serive Fiskale Mujore të Ministrisë së Financave, nga 1 janari deri më 1 dhjetor 2024, janë shpenzuar 444 milionë euro për investime kapitale, ndërsa vetëm në muajin dhjetor janë shpenzuar 210 milionë euro. A ka ndonjë logjikë që për 11 muaj shpenzohen 444 milionë euro, ndërsa vetëm në dhjetor – muaji më i pafavorshëm për realizimin e projekteve kapitale – shpenzohen 210 milionë euro?”, ka thënë Bajrami.

Ajo deklaroi se ka gjasa që paratë janë shpërndarë në mënyrë të parregullt si avanse për interesa elektorale, ose investimet e Muratit janë fiktive dhe nuk kanë ndodhur realisht. /Klankosova.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas fitores së VLEN-it, Arben Fetai shpalli veten lider të ASH-së dhe mblodhi kryesinë e partisë

Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket...

Tani prodhojmë vetë: Shqipëria nis industrinë kombëtare të armëve

Qeveria autorizon “KAYO”-n për prodhim dhe tregtim ushtarak Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën e 5 nëntorit vendimin që i jep shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a....

Mexhiti i kënaqur: Shqiptarët e humbën Kërçovën por e fituan Çashken dhe Dollnenin!

Në një deklaratë që zbulon më shumë sesa duket, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në...

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu