Scholz: Atë që po bën Elon Musk është “me të vërtetë e neveritshme”

Kancelari gjerman Olaf Sholc në një deklaratë për CNN mbrëmë e kritikoi miliarderin amerikan Elon Musk, themelues i kompanisë Tesla, duke thënë se ajo që po bën është me të “vërtetë e neveritshme”.

“Jam i zemëruar që Elon Musk përzihet në interes të ekstremit të djathtë dhe që gjithashtu nuk reagon në mënyrë adekuate në vrasjet e aq shumë hebrenjve dhe njerëzve tjerë në Evropë të kryera nga gjermanët në të kaluarën”, tha Scholz dhe shtoi se Gjermania do ta mbajë “përgjegjësinë historike” për këtë edhe në të ardhmen.

Musk është njëri nga njerëzit më të pasur në botë dhe aleat i afërt i presidentit konservator amerikan Donald Tramp. Kohët e fundit ai është lidhur gjithnjë e më shumë me të djathtën ekstreme dhe tashmë disa javë në mënyrë aktive e mbështet partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), ndërsa në prag të zgjedhjeve të parakohshme më 23 shkurt.

“Nëse e lexoni shtypin në Gjermani do të shihni se ka shumë miliarderë të cilët gjithashtu (sikur edhe Musk) përzihen në politikë. Kjo nuk është diçka e re. Risi është ajo që përzihet në interes të politikanëve të djathtë në mbarë Evropën. Dhe kjo është me të vërtetë e neveritshme. Dhe kjo nuk është mirë për zhvillimin demokratik në të gjithë Bashkimin Evropian”, deklaroi Scholz.

Msk në një video paraqitje në tubimin e AfD-së gjatë fundjavës tha se gjermanët “duhet të braktisin ndjenjën e fajit historik” për shkak të Holokaustit, dhe këtë e tha në prag të përkujtimit në nder të miliona njerëzve të vrarë në kampin e përqendrimit Aushvic.

Në fillim të muajit, Musk kishte biseduar me liderin e AfD-së, Alis Vajdel dhe në rrjetin e tij social “X”, shprehu mbështetje për partinë, ndërsa për Sholcin shënoi se është “një budalla i paaftë”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Azizi: Safe City shpëton jetën!

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj kritikave për Ligjin “Safe City”, duke sqaruar në mënyrë indirekte edhe përfitimet reale që kjo...

Skandal në Ministrinë e Bujqësisë: Zyrtar i lartë ka përvetësuar subvencione për toka që nuk i posedon

Një ish‑zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë, i angazhuar si kryetar i njësisë rajonale në Kavadarci, dyshohet se ka kryer veprime të paligjshme duke siguruar...

Momenti kur Nënë Tereza i drejtohet Bill Clintonit: “Biri im, bëj diçka për shqiptarët e mi”

Nënë Tereza, e njohur sot në mbarë botën si Shën Tereza, mbetet një nga figurat më të mëdha humane të historisë. Vepra e saj...

Mendo dy herë para se të hedhësh parfum në qafë!

Shumë parfume përmbajnë përbërës kimikë që mund të ndërhyjnë në balancën hormonale të trupit. Kur parfumi aplikohet drejtpërdrejt në zonën e qafës, këto substanca...

Agjenda e plotë e Ramës në Izrael, protokoll i nivelit më të lartë i rezervuar për pak liderë botërorë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Izrael, ku është pritur me protokoll të nivelit më të lartë shtetëror, një trajtim i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu