Pamje nga momenti kur izraelitët lejojnë palestinezët të rikthehen në veri të Gazës

Izraeli filloi të hënën të lejojë mijëra palestinezë të kthehen në veriun e shkatërruar rëndë të Rripit të Gazës, për herë të parë që nga javët e para të luftës 15-mujore me Hamasin, në përputhje me një armëpushim të brishtë.

PAMJE NGA RIKTHIMI NE veri të Gazës

Kalimi u shty për dy ditë për shkak të një mosmarrëveshjeje midis Hamasit dhe Izraelit, i cili tha se grupi militant kishte ndryshuar rendin e pengjeve që liroi në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë. Ndërmjetësuesit e zgjidhën mosmarrëveshjen brenda natës, transmeton Telegrafi.

Palestinezët që janë strehuar në kampe tendash dhe shkolla të kthyera në strehimore për më shumë se një vit, janë të etur të kthehen në shtëpitë e tyre – edhe duke e ditur se ato ka të ngjarë të jenë dëmtuar ose shkatërruar.

Shumë kishin frikë se Izraeli do ta bënte eksodin e tyre të përhershëm dhe shprehën shqetësime të ngjashme rreth një ideje të paraqitur nga residenti Donald Trump, për të rivendosur një numër të madh palestinezësh në Egjipt dhe Jordani.

Ismail Ebu Matter, një baba i katër fëmijëve, i cili kishte pritur për tre ditë përpara se të kalonte me familjen e tij, përshkroi skena gëzimi në anën tjetër, me njerëzit që këndonin, luteshin dhe qanin ndërsa ribashkoheshin me të afërmit.

“Është gëzimi i kthimit”, tha Abu Matter, familja e të cilit ishte në mesin e qindra mijëra palestinezëve që u larguan ose u dëbuan nga ajo që tani është Izraeli gjatë luftës së vitit 1948.

“Ne kishim menduar se nuk do të ktheheshim, si paraardhësit tanë”, shtoi ai.

Hamasi tha se kthimi ishte “një fitore për popullin tonë dhe një deklaratë dështimi dhe disfate për planet (izraelite) të pushtimit dhe transferimit”.

Armëpushimi synon të mbyllë luftën më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese të zhvilluar ndonjëherë midis Izraelit dhe Hamasit, dhe të sigurojë lirimin e dhjetëra pengjeve të kapur në sulmin e militantëve të 7 tetorit 2023, i cili shkaktoi luftimet.

Izraeli urdhëroi evakuimin në shkallë të gjerë të veriut në ditët e fillimit të luftës, dhe e mbylli atë menjëherë pasi trupat tokësore hynë brenda.

Rreth një milion njerëz u larguan në jug në tetor 2023, ndërsa qindra mijëra mbetën në veri, ku kishte disa nga luftimet më të rënda dhe nga shkatërrimi më i keq i luftës.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se Izraeli do të vazhdojë të zbatojë armëpushimin dhe se kushdo që e shkel atë ose kërcënon forcat izraelite, “do të përballojë koston e plotë”.

“Ne nuk do të lejojmë kthimin në realitetin e 7 tetorit”, shkroi ai në platformën X.

Izraeli kishte vonuar hapjen e vendkalimit, i cili supozohej të ndodhte gjatë fundjavës, duke thënë se nuk do t’i lejonte palestinezët në veri derisa të lirohej një grua pengje civile, Arbel Yehoud.

Ai gjithashtu akuzoi Hamasin për dështimin për të dhënë informacion nëse pengjet e mbetura që do të lirohen në fazën e parë, janë gjallë apo të vdekur.

Hamasi, nga ana e tij akuzoi Izraelin për shkeljen e marrëveshjes duke mos hapur vendkalimin.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Foto e shpërndarë nga takimet elektorale bëhet mollë sherri mes rivalëve politikë

Një fotografi dhe video e publikuar nga kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka ngjallur reagime dhe polemika në rrjete sociale. 🟢...

Republika Islamike pranë rënies në Iran, luftë civile e mundshme pas shkatërrimit të kapaciteteve bërthamore nga SHBA-të dhe Izrael

Regjimi aktual iranian "mbetet i lidhur me revolucionin iranian", sipas raportit Erërat e ndryshimit mund të fryjnë së shpejti mbi Iranin, sipas një raporti të...

Beogradi dhe Manastiri të rrezikshëm për shqiptarët!

Nga:Medai Shaholli Prej kohësh Beogradi dhe Manastiri janë bërë dy qendra të rrezikshëm për praninë e shqiptarëve në këto qytete që në momentin e parë...

Mbështetje nga larg, forcë për vendlindjen: Struga në qendër të Vjenës

Diaspora në Vjenë jep mbështetje për kandidatin për komunën e Strugës, Dr. Arsim Dalipi 🇦🇹 Në Vienë të Austrisë u zhvillua një takim i diasporës...

NË ÇAMËRI DHE PLOT 4 ORË NË KOMISARIATIN E IGUMENICËS

Nga:Xhuljano Fejzulla Vjet, për pushime, të cilat si çdo vit i kaloj në Shqipëri, shkova për herë të.parë në Kllogjer, ku së bashku me djalin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu