Policia “ruan” Gjykatën Kushtetuese para diskutimit për Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Prezencë e shtuar e policisë vërehet mëngjesin e sotëm para dhe rreth Gjykatës Kushtetuese, ku nga ora 9:30 do të fillojë seanca për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

BDI në prag të seancës ka nisur një “roje për gjuhën” me prezencë 24 ore para Gjykatës Kushtetuese, me të cilën thonë se qëndrojnë në “mbrojtje të Ligjit për gjuhët”.

Kryetarja Gordana Siljanovska Davkova u tha liderëve partiakë që të përmbahen nga komentimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Gjuhët, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski me një mesazh për qytetarët që të mos bien në provokimet e BDI-së, të cilët, siç thotë ai, sillen si brejtës politikë.

Para Gjykatës Kushtetuese më 8 dhjetor janë mbledhur aktivistët e Bashkimit Demokratik për Integrim në opozitë, të cilët, siç ka bërë të ditur zyrtari i partisë Arbër Ademi, do të qëndrojnë deri sot, kur do të mbahet seanca për Ligjin për përdorimin e gjuhëve. mbajtur. Ademi ka thënë se me nismën “Roja e Gjuhës”, me prezencë 24 ore para Gjykatës Kushtetuese, qëndrojnë në “mbrojtje të Ligjit për Gjuhët”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sulm i rëndë në redaksinë e INFOMAX – thyen dyert, sulmon gazetarët dhe kërcënon: Kush jeni ju që të shani Kryeministrin Mickoski?

Në orët e vona të natës, gjatë transmetimit live të emisionit “Teski Muhabeti” në mediumin INFOMAX, ka ndodhur një incident i rëndë. Një person...

Bia – Dolces: A je për trileqe? (VIDEO)

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Bia i është drejtuar Dolces me një pyetje. “A je për trileqe?”- ka qenë pyetje e Bias, e cila...

Mickoski: Mexhiti mbështet protestën për UÇK-në për të mos humbur pikë politikë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot përsëriti se nuk do të përkrah protestën në Shkup, kundër gjykimit të liderëve të UÇK-së në...

Mickoski vendos të krijojë ‘Shtabin e Krizës’ për protestën e 13 dhjetorit: OVL UÇK po krijon tensione të panevojshme

Kryeministri Hristijan Mickoski ka njoftuar krijimin e një “shtabi krize” për protestën e 13 dhjetorit, gjë që sipas OVL-UÇK-së po krijon tensione të panevojshme. Në...

Tifo-grupi “Shvercerat” e Shkupit, mbështesin protestën kundër Gjykatës Speciale më 13 dhjetor

Tifo-grupi “Shvercerat” e Shkupit, kanë dalur në mbështetje të protestës kundër Gjykatës Speciale. Në njoftim thuhet se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu