Incidentet gjatë 28 nëntorit! Toshkovski implikon një ish-kryebashkiak të BDI-së, reagon BDI-ja

Rasti me incidentet gjatë 28 nëntorit është zbardhur – tha Ministri I Brendshëm, Pançe Toshkovski, gjatë një interviste për Tv Sitel.

Sipas tij, nuk është zbardhur rasti nëse në prapavijë ka patur një grup të organizuar që ka nxitur incidentet. Toshkovski zbuloi se shërbimet e sigurisë kanë patur informacione operative se pas ngjarjeve të Shkupit dhe Kumanovës qëndrojnë struktura të larta të BDI-së.

PANÇE TOSHKOVSKI

“Nuk dëshiroj tani të dal me njoftime në opinion, por është fakt se kemi njohuri operative se një ish-Kryetar Komune I BDI-së në mënyrë të drejtpërdrejtë ka qenë i kyçur bashkë me një grup tjetër, në pjesën e organizimit të këtyre ngjarjeve, por për dallim nga e kaluara kur kishim përndjekje politike, tani MPB-ja vepron sipas urdhërave të PTHP-së me prova dhe dëshmi. Nëse sigurojmë prova do të veprojmë”

Kanë reaguar nga BDI-ja. Këto akuza I quajnë të pabaza dhe përpjekje për të devijuar vëmendjen nga dështimet e MPB-së.

BDI

Ky është i njëjti ministër që, një ditë para se të arrestohej një person me aftësi të kufizuara mendore si autor i djegies së makinave në Kumanovë, deklaronte publikisht se kishte “të dhëna operative” për një grup të sofistikuar të organizuar që qëndronte pas sulmit. Si mund të besohet një ministër që ka dëshmuar një paaftësi kaq të theksuar për të trajtuar situata të thjeshta dhe që vazhdimisht shpërndan informacione të pavërteta? Tani, ky i njëjti ministër guxon të bëjë deklarata të papërgjegjshme duke përfshirë një ish-kryetar komune nga BDI-së në organizimin e incidenteve të Ditës së Flamurit, pa asnjë provë konkrete, thjesht për të mbuluar dështimet e tij në menaxhimin e sigurisë publike dhe rritjen dramatike të kriminalitetit në vend”

Ministri Toshkovski gjatë intervistës për Tv Sitel ka potencuar se me vëmendje po ndiqet situata faktike në vigjilje të seancës së Gjykatës Kushtetuese.

I pyetur nëse ka nevojë për t`u siguruar ndërtesa e Gjykatës Kushtetuese dhe të gjykatësve kushtetues, Toshkovski tha se një gjykatës gjendet nën mbikqyrje të veçantë nga MPB-ja.

PANÇE TOSHKOVSKI

“Një gjykatës gjendet nën mbikqyrje të veçantë nga ana e MPB-së, për shkak të vlerësimit nga ASK-ja. Kryetari i Gjykatës nuk ka sigurim të veçantë, për shkak se nuk ka kërkuar e as që është konstatuar nevoja për sigurim të vecantë. Do ta ndjekim situatën dhe do të reagojmë konform rreziqeve në momentet konkrete”

BDI përmes reagimit, i bën thirrje Ministrit të Punëve të Brendshme që menjëherë të japë dorëheqjen, kurse kërkon që Kuvendi të mbështesë iniciativën e integristëve për interpelancë ndaj Toshkovskit dhe të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të mbrojtur sigurinë dhe interesat e qytetarëve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ramadan Imeri – Fisnik Melës: Largoni njësitë speciale policore nga Dibra!

Kandidati i pavarur për Komunën e Dibrës, Ramadan Imeri, i është kundër- përgjigjur kritikave të Fisnik Mela nga VLEN. Më poshtë reagimi i plotë i...

Ermal Panduri: Bijtë e UDB-ashëve marrin përgjigjen e merituar nga Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka hedhur poshtë kallëzimin penal të bërë ndaj gazetarit Ermal Panduri dhe ish-deputetit Enver Dugolli, shkruan Periskopi. Kallëzimi penal...

Vedhje e madhe e rrymës- hoteli me 4 yje i lidhur ilegalisht në rrjet

Ekipet e “Elektrodistribuimi” kanë zbuluar një rast serioz të lidhjes ilegale në rrjetin elektrik në një hotel me katër yje që ndodhet në rrugën...

Nesër në Shkup protestë për solidaritet me Palestinën

Iniciativa “Të gjithë për Palestinën” po organizon marshim proteste për të shprehur solidaritet me popullin palestinez dhe për të dënuar gjenocidin në Gaza. Ngjarja...

VLEN: Një Zë për fitoren e 2 nëntorit!

Fitorja e 19 tetorit ishte kthesa e madhe në komunat shqiptare. Nga Çairi e Saraji, te Haraçina, Zhelina e Tearca shqiptarët folën me një...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu