FOTO: Këngëtarja e njohur rrëfen pendimin e saj më të madh: Isha mirë ashtu siç isha

Këngëtarja e njohur Nicki Minaj së fundmi ka qenë e ftuar në podcastin “Run-Through With Vogue”, ku ka zbuluar më shumë rreth jetës së saj personale dhe profesionale.

Ajo tregoi se është perduar shumë për operacionet plastike që ka bërë.

“Ju garantoj, nëse ndryshoni ndonjë gjë në trupin tuaj dhe bëni ndonjë gjë kirurgjikale me shumë gjasa do të shikoni prapa një ditë dhe do të thoni ‘Isha mirë ashtu siç isha’. Kjo është ajo që më ndodhi mua. Nuk më pëlqente të isha e dobët, të kisha fundshpinë të sheshtë, gjoksi që nuk rrinte mjaftueshëm lart. Ishin shumë gjëra.” – tha këngëtarja.

Nicki u shpreh se uk i pëlqenin fare fotot e saj të vjetra, ndërsa tregoi se ka qenë pikërisht djali i saj i cili e ka ndihuar që ta kalojë këtë problem.

“Mendoj se shtatzënia mund të ketë luajtur një rol sepse duke parë djalin tim më kujtoi shumë veten time. Vetja ime e vërtetë. Më bëri të mendoj pse nuk më pëlqeu kjo? E çuditshme. Por, duke parë fotot e vjetra, duke qenë në gjendje të shikoja sërish fotot e vjetra, më bëri të kuptoja se këto foto të vjetra janë të bukura”- tha Nicki.

Ndërsa shtoi: “Më pëlqen. Dikur doja të pasme më të madhe dhe tani shikoj prapa dhe kuptoj se sa idiotësi ishte kjo. Duajini format tuaja.”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sulm i rëndë në redaksinë e INFOMAX – thyen dyert, sulmon gazetarët dhe kërcënon: Kush jeni ju që të shani Kryeministrin Mickoski?

Në orët e vona të natës, gjatë transmetimit live të emisionit “Teski Muhabeti” në mediumin INFOMAX, ka ndodhur një incident i rëndë. Një person...

Bia – Dolces: A je për trileqe? (VIDEO)

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Bia i është drejtuar Dolces me një pyetje. “A je për trileqe?”- ka qenë pyetje e Bias, e cila...

Mickoski: Mexhiti mbështet protestën për UÇK-në për të mos humbur pikë politikë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot përsëriti se nuk do të përkrah protestën në Shkup, kundër gjykimit të liderëve të UÇK-së në...

Mickoski vendos të krijojë ‘Shtabin e Krizës’ për protestën e 13 dhjetorit: OVL UÇK po krijon tensione të panevojshme

Kryeministri Hristijan Mickoski ka njoftuar krijimin e një “shtabi krize” për protestën e 13 dhjetorit, gjë që sipas OVL-UÇK-së po krijon tensione të panevojshme. Në...

Tifo-grupi “Shvercerat” e Shkupit, mbështesin protestën kundër Gjykatës Speciale më 13 dhjetor

Tifo-grupi “Shvercerat” e Shkupit, kanë dalur në mbështetje të protestës kundër Gjykatës Speciale. Në njoftim thuhet se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu