Reshjet e borës, në disa rrugë të Maqedonisë vendoset ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda

Reshjet e borës mëngjesin e sotëm po shkaktojnë probleme në qarkullim nëpër rrugët shtetërore, përcjell TV21. Në disa rrugë është vendosur ndalesë për qarkullimin e autobusëve dhe automjeteve të rënda.

Për shkak të erës së fortë dhe rrëshqitjeve të mëdha të borës në rrugën nga fshati Rogaçevë deri në vendkalimin kufitar Jazhincë, nga ora 08:40 është vendosur ndalesë qarkullimi për autobusët dhe kamionët e rëndë, ndërsa automjetet e tjera duhet të kenë pajisje të detyrueshme dimërore.

Ndalim për qarkullimin e automjeteve të rënda është vendosur në rrugën nga Gostivari drejt Strazhës dhe Kërçovës dhe në rrugën nga Mavrova në Dibër.

Në rrugët e tjera shtetërore qarkullimi zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë me lagështirë.

Nga ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” apelojnë që shoferët të respektojnë dispozitën e paraparë ligjore për posedimin e pajisjeve të detyrueshme dimërore, të përdorin goma dimërore, të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës, si dhe të kenë rroba të ngrohta në automjete dhe rezervuarët e mbushur me karburant.

“Shërbimet e N.P. “Rrugët e Maqedonisë” do të jetë vazhdimisht në terren, në gatishmëri të plotë dhe do të mbajnë të kalueshme të gjitha rrugët”, sigurojnë nga kjo ndërmarrje.

Gjatë ditës së sotme dhe nesër priten reshje të dendura bore dhe temperatura të ulëta, të përcjella me erë veriore.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu