8 vjet nga vďękja e Astrit Deharit, rasti ende i pazgjedhur!

Sot janë bërë 8 vjet që kur ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ndërroi jetë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Por, rasti i tij mbetet ende i pazgjidhur nga organet e rendit në Kosovë. Përkundër raporteve zyrtare që thanë se Dehari ka vrarë vetën, familja vazhdon të insistojë se i biri i tyre u vra. Se çka ndodhi në këto 8 vjet, e mësojmë nga storia në vazhdim.

Me 4 gusht të vitit 2016, një predhë u hodh në drejtim të Kuvendit të Kosovës.
E për këtë rast, nën pranga si të dyshuar, përfunduan 6 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në mesin e tyre, ishte edhe tashmë i ndjerë Astrit Dehari.

Por, 5 nëntori i po atij viti, doli të jetë tragjik për aktivistin e ri.

Ky i fundit u gjet pa shenja jetë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Pas përfundimit të autopsisë, para medieve doli kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha.

Ky dha lajmin se, Astrit Dehari, kishte kryer vetëvrasje.

Por këtë konstatim të organeve të shtetit, e kundërshtuan ashpër familja Dehari.

Në paraqitjet për media, prindërit e Astritit, deklaruan se i biri i tyre nuk kishte asnjë arsye për ta kryer këtë vepër.

Këta të fundit, kërkuan që një ekspertizë tjetër të kryhet në Lozanë të Zvicrës.

Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë, thanë se gjasat që Dehari të këtë bërë vetëvrasje janë të vogla.

Ndërsa raporti pohoi se ekziston mundësia e përfshirjes së një personi të tretë.

E rasti Dehari, mori edhe një herë vëmendjen, plot 6 vjet pas vdekjes së tij.

Kjo pasi nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, u zhdukën mostrat e Astrit Deharit.

E pak kohë me pas, u bë e ditur se janë gjetur mostrat e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje.

E ky rast, kishte kaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren, në duart e Prokurorisë Speciale.

Këtë të fundit, këtë vit partia në pushtet, që dikur i takonte edhe vet Astrit Dehari, e akuzoi se po qëllimisht po e zvarrit këtë rast.

“Në këtë rast unë dua të deklaroj edhe në emër të Vetëvendosjes strategjia e prokurorisë shtetit të Kosovës është e qartë zvarritje e qëllimshme e rastit, bartje e rastit në kompetencë të prokurorëve parapensionistë që dorëzojnë stafetën e krimit njëri te tjetri”, ka thënë Sami Kurteshi.

Ndryshe, të martën janë bërë 8 vjet që kur ish-aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari ndërroi jetë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Djali i dëshmorit Beqir Gashi reagon ndaj personit me emrin Nefail Maliqi që ia ofendoi babain

Djali i dëshmorit Beqir Gashi, ka reaguar ndaj një personi me emrin Nefail Maliqi i cili ia ofendoi babain si dhe heroin tjetër, Mujë...

Ish-gazetari Maliqi ofendon rëndë heronjtë Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi

Ish-gazetari i Bota Sot që tani jeton në Zvicër dhe mirëmban një ‘link’ ku publikon artikuj, Nefail Maliqi, ka ofenduar rëndë dy heronjtë e...

Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së

Majore Luljeta Mehmeti - Quigley ka përfunduar me sukses Sesionin e 296-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së në Quantico, Virxhinia, SHBA. Ceremonia e diplomimit...

The Telegraph: Militantët serbë po luftojnë për Putinin dhe po përgatiten për një luftë të re ballkanike

Një gjeneratë e re e nacionalistëve serbë po përgatitet për një konflikt të ri në Bosnjë, paralajmëron mediumi britanik The Telegraph. Sipas raportimit, qindra...

Kritika ndaj Osmanit për vizitën në Mitrovicë te Faton Peci, reagon Presidenca

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar kryetarin e ri të Mitrovicës, Faton Peci, për ta uruar për marrjen e detyrës. Peci ka thënë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu