Mexhiti: Spitali i Shtipit me pajisje të reja mjekësore, intensivisht punojmë për forcimin e institucioneve

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka vizituar sot Spitalin Klinik në Shtip, me rastin e blerjes së pajisjeve të reja mjekësore – aparatura laparoskopike dhe endoskopike, aparatit të ri të ultrazërit me ngjyra doppler me dy sonda dhe kompletit cisto-uretroskopik.

Në vijim ju përcjellim fjalimin e plotë të tij:

„Sot jemi në vizitë në Spitalin klinik në Shtip, për të promovuar aparaturën e re laparoskopike dhe endoskopike të blerë nga Ministria e Shëndetësisë, në vlerë prej 11 milionë denarë.

Bëhet fjalë për pajisje që do të përdoren nga specialistët e repartit kirurgjik, neurokirurgjik, ortopedik dhe urologjik për procedura minimale invazive. Kjo do të kontribuojë në më pak humbje gjaku, më pak rrezik për infeksione, qëndrim më të shkurtër në spital, shërim më të shpejtë të pacientëve, si dhe rezultate shumë më të mira sesa ndërhyrjet e hapura kirurgjikale.

Përveç kësaj pajisjeje, ju njoftoj se kemi blerë edhe aparatin e ri ekografik color doppler me dy sonda për ekzaminim të barkut dhe tiroides në vlerë prej 2,5 milionë denarë. Gjithashtu, me mjete nga buxheti i Ministrisë kemi siguruar një komplet cisto-uretroskopik në vlerë prej 433 mijë denarë, me të cilin i përmirësuam kushtet në spitalin e Shtipit.

Vitin e kaluar, ne vërtet punuam shumë intensivisht për të forcuar institucionet shëndetësore publike në të gjithë vendin. Ne jemi në terren çdo ditë duke promovuar pajisje të reja, rikonstruksione dhe duke investuar në punonjësit mjekësorë. Vazhdojmë me të njëjtin ritëm edhe në periudhën e ardhshme, punojmë me përkushtim në interes të pacientëve dhe profesionistëve të shëndetësisë“, thekson Mexhiti.


REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ndërmjetëse për Iranin? Trump zbulon telefonatën me Putin: Bëj një nder, më mirë merru me vendin tënd!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zbuluar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, më 17 qershor, gjatë...

Momenti kur raketa balistike iraniane godet një rrokaqiell në qendër të Tel Avivit

Një raketë iraniane goditi një rrokaqielli në rrugën Jabotinsky në Ramat Gan, afër qendrës së Tel Avivit dhe rreth 200 metra nga bursa e...

“Khamenei, Hitleri i ri i Lindjes së Mesme” – Deklarata e Bin Salman që nënshkroi fatin e një rajoni

Sot mund të shihet se ishte deklarata e veçuar ndoshta më e rëndësishme e bërë në Lindjen e Mesme në shekullin e ri Në nëntor...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu