Zgjedhjet e dyfishta në pranverë do të kushtojnë së paku 12 milionë euro

Zgjedhjet e dyfishta presidenciale dhe kuvendare do të na kushtojnë rreth 12 milionë euro me tendencë që kjo shumë të rritet së paku në 15 milionë euro, pasi mund të ndodhin gjëra të paparashikuara. Duke pasur parasysh se janë zgjedhje të dyfishta, nuk janë shumë para, pasi votohet edhe jashtë vendit dhe ka nevojë për më shumë angazhim”.

Kështu thotë kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Aleksandar Dashtevski në një intervistë për AIM. Ai tha se kur kanë negociuar me ministrin kanë përcaktuar një shumë, por pasi ka shkuar buxheti në Kuvend është shkurtuar shumë.

“Nuk mund t’ju them me saktësi. Shpresoj që për disa veprime, nëse është e nevojshme, do të plotësohet edhe buxheti. Thashë rreth një miliard denarë, tani janë 600 milionë, por me shumë mundësi kjo shifër do të rritet. Tani këtu është shumë e rëndësishme nëse merret parasysh fushata politike me pagesë. Po ta kemi parasysh, atëherë rritet sepse është një sasi më e madhe, por asnjëherë nuk i marrim parasysh se jemi shërbim, si shpërndarës të atij operacioni. Edhe këtu diaspora tërheq shumë, mund të tërheqë më shumë se të gjitha këshillat zgjedhore këtu”, thotë Dashtevski.

Ndryshe, deri në fund të këtij muaji (janar) kryeministri aktual Dimitar Kovaçevski, duhet të jep dorëheqje dhe të formohet qeveria teknike, e cila do të organizojë zgjedhjet e dyfishta.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani mund të ketë përdorur raketë hipersonike në sulmin ndaj Haifës

Agjencia iraniane Fars shkruan se Irani përdori raketat Emad, Qader dhe Khaybar Shekan në sulmet ndaj Haifës dhe Tel Avivit Irani përdori të paktën një...

Izraeli pretendon se ka vrarë Shefin e Shtabit të Houthive al-Ghamari në Jemen – rebelët: Tentativa dështoi!

Izraeli pretendon se ka vrarë Shefin e Shtabit të Houthive në Jemen, Mohammed al-Ghamari – rebelët mohojnë: Tentativa dështoi Tel Aviv / Sana’a – Ushtria...

IRANI GODET ME SULME MASIVE IZRAELIN

IRANI GODET ME SULME MASIVE IZRAELIN / QIELLI I IZRAELIT BEHET FLAKE NGA RAKETAT BALISTIKE IRANIANE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu