Shpërthimi i cisternës me acid në Minierën e Trepçës, policia: Rasti është duke u hetuar

Policia e Kosovës ka thënë detaje për shpërthimin e cisternës me acid në Minierën e Trepçës gjatë ditës së djeshme.

Rasti është cilësuar si “lëndim aksidental”.

Për pasojë policia njofton se lëndime kanë marrë 12 persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.
Prej tyre dy janë ndaluar në trajtim të mëtutjeshëm ndërsa 10 janë liruar në shtëpi.

Rasti është duke u hetuar.

“LËNDIM AKSIDENTAL“

Fsh. Stanterg, Mitrovicë / 17.01.2024 – 12:00. Raportohet se në rrethana të panjohura në minierën e Trepçës ka shpërthyer një cisternë me acid ku lëndime trupore kanë pësuar 12 persona. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, ku pas tretmanit dy janë ndaluar në trajtim të mëtutjeshëm ndërsa 10 janë liruar në shtëpi. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Miftar Mehmeti, njëri prej minatorëve të lënduar sot nga shpërthimi i acidit sulfurik ka treguar se si ka ndodhur ngjarja në ndërmarrjen Trepça.

Ai ka theksuar se shpërthimi i sotëm mund të jetë për shkak të kushteve jo të mira në të cilat punojnë minatorët e Trepçës.

Po ashtu, Mehmeti ka bërë thirrje nga ekzekutivi që të mendojnë, punojnë e veprojnë për minatorët dhe të përmirësojnë kushtet e punës për ata.

“Për momentin nuk jam aq mirë, nuk kam qenë mirë që nga mesdita kur ka ndodhur aksidenti, kam probleme shumë me frymëmarrjen. Unë nuk kam pas kontakt drejtpërdrejtë me acid por për shkak të ngufatjes duke ua dhënë ndihmën e parë kolegëve që kanë qenë të alivanosur në gjendje kritike nga gjysma e rrugës, jam alivanosur edhe unë, edhe më janë shfaqur këto probleme”, tha Mehmeti, për Klan Kosova.

“Unë nuk kam duke i pastruar gypat sepse jam me pozitë ndihmës-xehetari, kam qenë duke u kthyer për punishte me kolegen tim, i kemi parë punëtorët duke vrapuar edhe në atë moment nuk e kam ditur se çfarë ka qenë duke ndodhur. Kam vrapuar pa hamendje, ka qenë një kundërmim i madh, edhe kishte si lloj tymi apo mjegulle, edhe kemi filluar t’ua japim ndihmën e parë kolegëve, minatorë. Edhe disa kolegëve të tjerë me mua ua kemi dhënë të tjerëve ndihmën e parë, jo vetëm unë”.

“Unë për 12-vite jam punëtor në Trepçë, nuk ka pasur këso problemesh, mund të ndodh çdo gjë sepse kushtet në të cilat jemi duke punuar ne, janë tmerr. Mundet të vijë edhe ndonjë gjë më e madhe me fatalitet”, tha Mehmeti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ngjarje tragjike në Maqedoni, grindja për pasuri përfundon me vëllavrasje

Pas hetimeve, Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit ka ngritur aktakuzë për vrasje ndaj një personi, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Prokurorisë, i akuzuari, 43...

Medai Shaholli: Baroni i Strugës, ndërron flamurin e partisë!

Medai Shaholli Baroni i Strugës dhe i mafies së nëntokës kapedani Merko,( Marko) pasi nuk e propozoi më subjekti i tij për kandidat të Strugës,...

Rama: Shqipsharësit – tifozë të verbuar nga budallakia, po e trajtojnë Thaçin si armik politik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërish lidhur me mbajtjen në paraburgim të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë. Përmes një postimi në...

Forca e Shtetit kundër një Njeriu: Beteja e 2 Nëntorit për Dinjitetin Shqiptar

Nga Arben Llalla Zgjedhjet për raundin e dytë që do të mbahen në 2 Nëntor nuk janë thjesht zgjedhje vendore. Ato janë një përballje e...

Bashkëpunëtorët e jashtëm në Villën Vodno: Ja sa paguhen këshilltarët e presidentes së RMV-së, Siljanovska-Davkova

Zyra e presidentes së shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, deri më tani ka paguar mbi 70.000 euro për shërbimet e bashkëpunëtorëve të jashtëm të angazhuar për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu