Arsovska nesër do të promovojë partinë e saj “Alternativa e Re”

Kryetarja e Shkupit Danela Arsovska të mërkurën promovon partinë kryetare të së cilës do të jetë vetë ajo, transmeton Portalb.mk.

“Kemi nderin t’ju ftojmë në konventën për promovimin e kryetares së re të partisë politike Alternativa e Re, zonjës Danela Arsovska. Kongresi do të mbahet nesër, më 17 janar 2024 (e mërkurë) në orën 18:00”, thuhet në ftesën për media.

Themelimi i partisë ishte paralajmëruar gjatë nga Arsovska.

“Kjo do të thotë se jemi në proces që t’u tregojmë qytetarëve se është e mundur ndryshe nga këto 30 vitet e fundit kur këto dy elita politike vetëm ndryshojnë qëndrimet e tyre, por mbeten me të njëjtat pikëpamje dhe mezi presin të marrin karrigen dhe të vazhdojnë duke bërë të njëjtën gjë kundër të cilës paraprakisht thanë se do të luftonin. Le t’u tregojmë qytetarëve tanë se dikush mund të vijë dhe t’i bëjë gjërat ndryshe. Për sa kohë që bëhen gjërat për të kënaqur nevojat individuale të ndonjë prej politikanëve nga kjo elitë politike e korruptuar, nuk do të ketë përparim. Nëse vetëm unë si individ mund të tregoj se është e mundur ndryshe, besoj se me gjithë njerëzit që më përkrahin dhe numri i atyre qytetarëve është i madh, do të mund të tregoj shumë më tepër, tha Arsovska në një intervistë televizive.

Ajo u bë kryetare komune me mbështetjen e VMRO-DPMNE-së.

Paraprakisht nëpër media u tha se partia e saj do të quhet Pravda, ndërsa selia do të jetë në rrugën Gjorçe Petrov nr.49, adresë e cila sipas të dhënave të biznis-rrjetit, është e lokalizuar aty ku janë kompanitë e bashkëpunëtorit të saj më të afërt në hije Dragan Mitkovski.

Sipas raportimeve të “Fokus”, në partinë e saj do të jetë sekretari i përgjithshëm i Qytetit të Shkupit, Zoran Gligorov, si dhe Mitkovski, i cili është i afërt me babain e kryetares së Qytetit, Vanço Jovanovski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani paralajmëron: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe. Bota do ta kujtojë për shekuj”, tensionet arrijnë kulmin

Televizioni shtetëror iranian ka lëshuar një paralajmërim të fortë: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe – një që bota do ta kujtojë...

Stoilkoviç serbizon ministrinë që drejton, “masakron” projektet shqiptare

Portali Top24 gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se po gjurmon në një skandal të radhës ku shqiptarët janë fshirë si me gomë në...

Vuçiç kërcënon hapur Kosovën: Serbia do të fitojë në fund

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka kërcënuar hapur Kosovën. Gjatë një interviste në RTS, Vuçiç u shpreh se, gjërat po ndryshojnë në botë dhe se Serbia...

Izraeli: Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa

Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore ndaj Iranit të premten e kaluar, Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa dhe qindra dronë drejt...

Maqedonia2025 shpall konkurs për bursa për nxënës të shkollave të mesme

Fondacioni MK2025 ka shpallur thirrjen për aplikime për bursa në kuadër të Fondit për mbështetjen e gjimnazistëve të talentuar “Talentët Sot – Liderë Nesër”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu