Videoja virale: Edhe Khloé Kardashian paska marrë pjesë në festat e “Diddy-t”

Çështja e skandalit të reperit Sean “Diddy” Combs duket se po përfshin shumë nga të famshmit e botës dhe tani është radha e njërës prej motrave të familjes Kardashian. Khloé Kardashian ka qenë pjesë e këtyre festave në periudhën kur janë organizuar.

Kështu, në një video që ka qarkulluar sipas Page Six shfaqet Khloé që flet për festat e “Diddy-t” dhe kjo video daton para 10 viteve.
Në një episod të vitit 2014 të “Keeping Up With The Kardashians”, Khloé shihet duke folur me të motrën, Kourtney dhe shoqen e tyre Khadijah Haqq, në një ambient ku luhet bowling. Në një moment, Khloé i tregon Kourtney-t për përvojën personale në një nga festat e” Diddy-t”. Ajo tha se mes të ftuarve ishte edhe 20-vjeçari Justin Bieber.

Kourtney më pas e pyet se kush tjetër ishte me të në këto festa dhe Khloé rendit një sërë emrash.
“”Diddy”, Quincy, Justin Bieber dhe French Montana,” duke shtuar se kishte qenë një eksperiencë shumë e mirë për të.

Sipas Kourtney-t, Khloé ishte “ende e dehur” kur u kthye në shtëpi.
Kliko per te pare VIDEON!
Kujtojmë që Combs u arrestua në një hotel në New York disa javë më parë. Ai u ndalua në Park Hayatt, pas një hetimi federal, i cili çoi edhe në bastisjen e shtëpive të tij në Miami dhe Los Angeles, ku u zbuluan mbi 1,000 shishe lubrifikantë dhe lëndë të ndryshme narkotike.

Reperi u akuzua nga persona të ndryshëm, si dhe nga ish-e dashura Cassie Ventura, me të cilën ka qenë i lidhur për 10 vite. Në aktakuzat e bëra ndaj reperit dhe ikonës së hip-hop, ai akuzohej për abuzimin, kërcënimin dhe detyrimin e grave që të përmbushnin dëshirat e tij seksuale dhe më tej, edhe të miqve të tij, të famshëm ose jo.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

BDI-Çair: Sheshi Skënderbeu pa fazën e tretë, 20 milionë euro zhduken nga buxheti

Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega në Çair vazhdon, siç thotë, “serialin e ekspozimit të mashtrimit të madh” nga ana e qeverisë dhe pushtetit...

VMRO-VLEN-ZNAM dhe Levica votuan “Safe City”, nga 1 shkurti nisin gjobat

81 vota “për” gjobat që vijnë nga “Safe City”. VMRO-VLEN-ZNAL, Levica dhe deputeti i pavarur tashmë, Ilir Demiri kanë votuar që nga 1 shkurti...

Gjuha shqipe shpërfillet nga tabelat paralajmëruese të sistemit “Qyteti i Sigurt”

Gjuha shqipe shpërfillet nga tabelat paralajmëruese të sistemit “Safe City”. Ministria e Brendshme thotë se tabelat janë vendosur në përputhje me Rregulloren për shenjat...

Do të rrënohet objekti i ndërtuar pa leje në Çair

Komuna e Çairit ka filluar procedurat ligjore për rrënimin e objektit ilegal të ndërtuar mbi çatinë e një shtëpie në afërsi të kompleksit “26...

Aggeler, me letër lamtumire: vlerësoj forcën dhe guximin e popullit në RMV

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Aggeler, pasdite ka publikuar një Letër të Hapur, duke përshëndetur popullin e Maqedonisë së Veriut...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu