Britania e Madhe vendos sanksione ndaj kompanisë që organizoi festimet e Dodikut për Ditën e “Republika Srpska”

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka aplikuar regjimin e sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar për Bosnjë dhe Hercegovinën ndaj një kompanie boshnjake të përfshirë në cenimin e Kushtetutës së këtij vendi.

Lidhur me këtë çështje është deklaruar edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Bosnje dhe Hercegovinë, Julian Reilly, shkruajnë mediat boshnjake.

“Agjencia e marketingut Mania përfitoi ndjeshëm duke organizuar dhe promovuar festimin antikushtetues të 9 janarit. Gjykata Kushtetuese e Bosnjë dhe Hercegovinës vendosi në 2015 dhe përsëri në 2019, se zgjedhja e 9 janarit për të festuar Ditën e Republikës Srpska është antikushtetuese dhe diskriminuese, sepse vendos një pozitë të privilegjuar të një bashkësie etnike ndaj të tjerëve. Duke vepruar në kundërshtim me këto vendime, Mania minoi sundimin e ligjit, nxiti ndarjen dhe frikën”.
Ndryshe, siç thuhet më tej, regjimi i sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar mundëson sanksionimin e atyre që minojnë ose kërcënojnë sovranitetin, integritetin territorial, prosperitetin ndërkombëtar ose rendin kushtetues të Bosnjë-Hercegovinës.

“Mbretëria e Bashkuar nuk e mori lehtë këtë vendim. Por siç e kemi thënë vazhdimisht, duhet të ketë pasoja për ata, politikanët apo kompanitë, të cilët minojnë paqen që u sigurua me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit”.

Data e “Ditës së Republikës Srpska” shënon shpalljen e njëanshme të pavarësisë të bërë nga udhëheqësit serbë të Bosnjës në vitin 1992, e cila i parapriu luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ngjarja është përdorur në vitet e mëparshme nga presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik dhe figura të tjera si një mjet për të promovuar retorikën secesioniste në kundërshtim me kushtetutën e vendit, për të mohuar gjenocidin e Srebrenicës dhe për të lavdëruar kriminelët e luftës të dënuar për krime kundër njerëzimit.

Dodik u sanksionua nga Britania e Madhe në prill 2022, së bashku me kolegen e saj politikane Zeljka Cvijanoviç, për përdorimin e pozitave të tyre të autoritetit për të nxitur shkëputjen de facto të Republikës Srpska dhe për përdorimin e gjuhës së urrejtjes për të nxitur tensionet etnike.

Republika Srpska është një nga dy entitetet e Bosnjës dhe Hercegovinës të krijuar nga Marrëveshja e Paqes e Dejtonit, e cila i dha fund armiqësive në nëntor 1995 pas luftës në Bosnje.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Haqim Ramadani: Unë falje ju kërkoj vetëm shqiptarëve, as Bilall Kasamit as Mickovskit (VIDEO)

Kandidati i cili u la i vetëm nga liderët e VLEN-it, Haqim Ramadani kandidati për komunën e Bërvenicë, theksoi se ai nuk kam gabuar...

Ziadin Sela: ‘Jo, Izet!’ Ti në komunikim me mua, JO. Unë pjesë e qeverisë, JO. Por do të kemi punë ballë për ballë me...

Pas deklaratës së Izet Mexhiti në TV21, ku nuk e mohoi mundësinë që Aleanca për Shqiptarët të jetë pjesë e qeverisë, ka reaguar ashpër...

Pasi disiplinoi Kasamin, Mickoski vjen në Strugë për t’u tërhequr veshin shqiptarëve që nuk mbështesin Qyrën

Pas “tërheqjes së veshit” që i bëri Bilall Kasamit për ta detyruar të distancohet nga deklaratat e Haqim Ramadanit, kandidatit të VLEN-it në Bërvenicë,...

Siria njeh Republikën e Kosovës, konfirmon Presidentja Osmani 🇽🇰🇸🇾

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur sot nga Riadi se Siria ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës. “Sot në Riad...

Etika e Xhemijetit dhe morali i nënshtrimit!

(Nga:Besir Bajrami) “Përkatësia etike është më e rëndësishme se përkatësia etnike”, thotë Zeqirija Ibrahimi, kryetar i partisë politiko-fetare "Alternativa", e që në mënyrë implicite...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu