Vuçiq: Kosova po fuqizohet jashtëzakonisht shumë ushtarakisht me ndihmën e Amerikës

Vuçiq: Kosova po fuqizohet jashtëzakonisht shumë ushtarakisht me ndihmën e Amerikes

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se vazhdimi i armatosjes së Forcave të Sigurisë së Kosovës synon të largojë plotësisht çdo gjurmë të ekzistencës së Serbisë nga territori i Kosovës.

Udhëheqësi serb ka reaguar pas lajmeve se Kosova pritet të blejë raketa amerikane “Javelin” në vlerë të 75 milionë dollarëve, raporton nova.

“Deklaratat e disa zyrtarëve kosovarë na lënë të kuptojmë pa mëdyshje se shkatërrimi i popullit serb është i qartë dhe mesazhi është se nuk ka vend për serbët”, tha Vuçiq në një konferencë për media pas vizitës në Qendrën Operative të Agjencisë së Sigurisë Ushtarake të Serbisë.

Vuçiq ka thënë se Kosova po formon forca jashtëzakonisht të fuqishme dhe se ajo po udhëhiqet nga Amerika, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244 të OKB-së, duke theksuar se për këtë Serbia duhet të forcojë në mënyrë drastike ushtrinë e saj.

“Deri në vitin 2027 ata planifikojnë të kenë 5,500 ushtarë profesionistë dhe 20,000 rezervistë”, tha ai.

Udhëheqësi serb tha se nuk lejohet sipas ligjit ndërkombëtar dhe vendimit të Kombeve të Bashkuara, por nuk janë të interesuar për këtë “sepse munden”. Ai saktësoi se Kosova merr ndihmën më të madhe ushtarake nga SHBA-ja, Turqia, Gjermania, Britania e Madhe, por edhe nga Kroacia.

Sipas tij, situata nuk është e lehtë sepse Serbia është e rrethuar nga aleanca e NATO-s, forcat e së cilës janë të dislokuara edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, e cila nuk është anëtare e NATO-s.

“Ne duhet të kemi një ushtri të fortë, sepse pa të nuk mund të ekzistojmë si shtet”, ka theksuar Vuçiq.

Ky i fundit gjithashtu pohoi se Forcat e sigurisë së Kosovës kanë 223 automjete të blinduara dhe se planifikojnë ta rrisin këtë numër në 350.

Lideri serb po ashtu tha se plani është që të rritet numri i këtyre automjeteve të blinduara, por edhe numri i personelit.

“Dëshirojnë të rritin numrin edhe për 350 automjete të blinduara, duan të kenë 5500, siç thonë ata, ushtarët profesionistë deri në vitin 2027 dhe 20 mijë të tjerë si rezervistë. Këto janë planet e tyre. Nuk ka surpriza për ne. Amerika e urdhëheq atë, Amerika e menaxhon atë, ekspertë të mëdhenj, njerëz seriozë e bëjnë këtë, ata do të jenë mendërisht, fizikisht dhe organizativisht, shumë, shumë të gatshëm. Amerikanët dhe NATO-ja po e bëjnë në mënyrë jashtëzakonisht serioze dhe të përgjegjshme”, tha Vuçiq.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rënie Shokuese e Investimeve të Huaja: Vetëm 209 Milionë Euro për 9 Muaj, Katër Herë Më Pak se Viti i Kaluar!

Investimet e huaja direkte në vend për periudhën janar-shtator 2025 shënuan një rënie drastike, duke arritur vetëm 209,4 milionë euro, katër herë më pak...

Fenomeni Elijona: E bukur, e ftohtë dhe strategjike- banorët e BBVK në panik nga fuqia e saj

Elijona ka arritur të jetë një nga personazhet më të komentuara dhe më të ndjekura në edicionin aktual të Big Brother Vip Kosova. Ajo është...

Dolce harron Edin sapo hyn në Grande Fratello? Dolce mohon lidhjen me Edin në BBVK

Shkëmbimi i banorëve mes Big Brother VIP Kosova dhe Grande Fratello ka nisur me një surprizë jo shumë të këndshme për mbështetësit e çiftit...

Mbi 100 turistë vrasës në ‘Sarajevo Safari’- Gazeta gjermane FAS zbulon dosje tronditëse!

Gazeta gjermane Frankfurter Sonntagszeitung (FAS) ka publikuar një artikull të gjerë me detaje të reja rreth fenomenit “Sarajevo Safari”, që i referohet pjesëmarrjes së...

Shaholli: A e ka humbur Severnistani rrugën në oborr?!

Sipas zhvillimeve të fundit dhe konkluzionit të Progres Raportit të BE-së disa javë më parë, Severnistani nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu