FOTO/Skandal me shitjen e diplomave, arrestohet pronari i një universiteti shqiptar!

Savino Cianci dhe Leonardo Catalano, pronari i vetëm dhe administratori i Kolegjit Universitar “WISDOM” në Tiranë, janë arrestuar nga autoritetet në Itali, pasi dyshohet se janë përfshirë në një skemë mashtrimi me lëshimin e diplomave dhe certifikatave false.

Ky institucion që në vendin tonë vepronte si institucion i arsimit të lartë, ëshhtë provuar se shpërndante diploma dhe certifikata false për qytetarë italianë që synonin të futeshin në administratë. Këta shtetas, paguanin nga 8.000 euro për letra false.

Dy nga të dyshuarit dyshohet se i kanë dhënë ryshfet një zyrtari të qeverisë shqiptare për të “garantuar aktivizimin dhe përfundimin e favorshëm të procedurës së akreditimit të institucionit”. Ky është një tjetër aspekt që doli nga hetimi i koordinuar nga Prokuroria e Tranit, i cili rezultoi sot me ekzekutimin e 9 masave të sigurimit nga Guardia di Finanza.

Grupi ka shfrytëzuar më tej kompani dhe shoqata kulturore dhe gjithashtu ka marrë aksionet e një universiteti privat shqiptar nëpërmjet të cilit do të garantonte arritjen e kualifikimeve që nuk kanë gjithmonë vlerë ligjore në Itali. Në këtë kontekst, dy nga të dyshuarit dyshohet se kanë dhënë ryshfet një zyrtari të qeverisë shqiptare.

Kolegji Universitar “WISDOM” në Tiranë ka qenë në pronësi 100% shqiptare, por më vonë i ka kaluar shtetasit italian Savino Cianci, i cili ka emëruar si administrator shtetasin Leonardo Catalano.

“Veprimtaria hetimore e koordinuar nga Trani na lejoi të përgjojmë dhe luftojmë sjelljen kriminale, e cila në radhë të parë cenonte performancën e mirë të administratës publike: këto shoqata kriminale kishin si objektiv që të lejonin qytetarët të mashtroheshin, për hyrjen në botën e punës në administratën publike”, shpjegoi komandanti provincial i policisë financiare të Bari, Pasquale Russo gjatë një konference për shtyp.

Të arrestuarit

– Maria Saveria Modaffari (38 vjeç) nga Condofuri (Rc),

– Fortunata Giada Modaffari (33) nga Roma,

– Maria Attisano (57) nga Locri (Rc),

– Lucia Catalano (44) nga Trani,

– Savino Cianci (60) nga Trani,

– Leonardo Catalano (42) nga San Severo,

– Marco Lombardi (52) nga Stornarella,

– Antonio Caporale (33) nga Foggia

– Maria M’daraa (36) nga Stornarella.

Këto kualifikime u shfrytëzuan në “sektorët nervorë”, si “arsimi dhe në veçanti mbështetja e mësimdhënies dhe shëndetësisë me konkurse OSS”, sqaron komandanti. Ankesa e një qytetari ka qenë thelbësore për hetimet.

Shpesh, këta njerëz afronin qytetarë italianë që ndoshta mund të kishin humbur punën dhe për shkak të gjendjes së dobësisë ku mund të përfundonin nga stresi, u premtonin se nëse merrnin certifikata vlerësimi nga një universitet tjetër, në rastin konkret “WISDOM”, mund të mbanin punën e tyre në administratën italiane./Gazetatema.net

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ismaili i bën “përsëritje mësimi” Xhihan Ahmed-it, kandidates për Konventën e Stambollit

Elfete Ismaili kritikon kandidaten për Komisionin kundër Diskriminimit për deklarata mbi Konventën e Stambollit Ish-zëvendësministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili, ka reaguar publikisht lidhur me intervistën...

Vendimi i zarfave të zi: Rogerti dënohet me televotim të përhershëm, Kejsi përjashtohet nga Big Brother

Zarfat e zi sollën vendim të prerë: Rogerti shkon në televotim të përhershëm, ndërsa Kejsi largohet nga shtëpia. https://www.youtube.com/watch?v=Qol7OL_78zQ https://www.youtube.com/watch?v=6Iebz8H1rLU

Dy zarfa të zi në Big Brother Albania VIP 5 – Brikena pretendon se janë për Rogertin dhe Keijsin

Sot, në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” kanë mbërritur dy zarfe të zinj, por ende nuk është bërë e ditur kujt i përkasin...

Maqedonia këtë vit do të blejë 42 “Stryker” nga SHBA-të

Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski tha se 42 automjete luftarake Stryker duhet të mbërrijnë në vend këtë vit, si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar...

Mickoski për takimin me Ahmetin: Do të ketë takim, ndonjëherë

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk u përgjigj konkretisht nëse do të ketë një takim tet-a-tet me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, takim i cili ishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu