Temperaturat në Finlandë e Suedi arrijnë në minus 40 gradë Celsius

Finlanda dhe Suedia kanë regjistruar temperaturat më të ulëta të dimrit të martën, kur termometrat treguan në minus 40 gradë Celsius, ndërsa rajoni nordik po përballet me një valë të ftohtit, raporton agjencia “AP”.

I ftohti dhe bora kanë çrregulluar transportin nëpër rajon, përfshirë edhe në Norvegji ku një autostradë e madhe në jug është mbyllur shkaku i motit dhe po ashtu linjat e trageteve kanë pezulluar punën. Operatorët suedezë të trenit kanë treguar se i ftohti ka shkaktuar probleme të mëdha në trafikun hekurudhor në veri të Arktikut.

Nikkaluokta, një fshat i vogël i banuar me banorë indigjenë Sami në veri të Suedisë, ka regjistruar të martën temperaturë minus 41.6 gradë Celsius.

“Është moti më i ftohtë që kemi pasur deri tash këtë dimër dhe do të vazhdojë të jetë mjaft ftohtë në veri”, ka thënë meteorologu i transmetuesit publik suedez SVT, Nils Holmqvist.

Instituti Hidrometeorologjik i Suedisë, ka raportuar temperatura minus 30 gradë Celsius në disa lokacione në veri të Suedisë, dhe ka lëshuar paralajmërim për borë dhe erëra në pjesën qendrore dhe jugore të Suedisë. Është shkalla e dytë më e lartë e paralajmërimit dhe vlen nga mesnata e të mërkurës.

Në Finlandë, u regjistrua temperatura më e ulët e këtij dimri në qytetin veriperëndimor Ylivieska. Atje temperatura arriti të martën në minus 37.8 gradë Celsius. Dhe meteorologët parashikojnë që temperaturat të shkojnë në minus 40 gradë Celsius në disa pjesë të vendit gjatë javës.

Temperaturat në kryeqendër të Finlandës, Helsinki, është paraparë të sillen nga minus 15 deri minus 20 gradë Celsius.

Në qytetin jugor të Norvegjisë, Arendal, zyrtarët kanë thënë se shkollat do të mbyllen të mërkurën, pasi nuk është e mundur të pastrohen trotuaret në mënyrë që fëmijët të arrijnë në shkolla.

Disa kompani të trageteve në rajon kanë pezulluar punën, përfshirë edhe linjat nga Norvegjia në Danimarkë, për shkak të motit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

E rrahu nënën deri në vdekje, autori i krimit në Dragash u dënua tri herë për dhunë në familje

Rasti i rëndë që ndodhi këtë të mërkurë në fshatin Restelicë të Dragashit, ku një grua dyshohet se u vra nga i biri, tronditi...

Vajza e Trumpit, Ivanka në Shqipëri – shoqërohet me forca të shumta policie (VIDEO)

Vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, Ivanka, ka mbërritur paraditen e kësaj të mërkure në Shqipëri. Ajo ka shkuar në qytetin bregdetar të Vlorës dhe...

Trump: Irani do të zhduket nëse tenton të më vrasë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi të martën se Irani do të “fshihej nga harta” nëse Teherani do të orkestronte vrasjen e tij, duke...

Avioni i Trumpit kthehet në Washington pak pasi u nis për në Zvicër

Aeroplani i presidentit të SHBA-së Donald Trump, Air Force One, është kthyer në Bazën e Përbashkët Andrews të mërkurën, pak pasi ishte nisur për...

Këto janë armët që u gjetën te Arianit Sllamniku, i arrestuar për veprimtari mjekësore të kundërligjshme

Policia e Kosovës, konkretisht Sektori Rajonal i Hetimeve në DRP Gjilan, në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe bazuar në autorizimin e Prokurorit të Shtetit,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu