Schumacher 10 vite pas aksidentit/ Mjekët po përpiqen për të përmirësuar gjendjen e tij!

Dhjetë vjet më parë, legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, pësoi lëndime që i ndryshuan jetën në një aksident tragjik ndërsa po bënte ski me djalin e tij 14-vjeçar Mick në Alpet Franceze.

Schumacher ishte një skiator i shkëlqyer, por doli nga pista në pistën e skive Combe de Saulire dhe goditi kokën në një gur. Shtatë herë kampioni i botës pësoi një dëmtim thuajse fatal në tru si pasojë e përplasjes dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua dy operacioneve të mëdha dhe ra në koma.

Ndërkaq, mediat e huaja shkruajnë së fundmi se Michael Schumacher vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve, të cilët përpiqen me çdo mënyrë për të përmirësuar gjendjen shëndetësore.

Sipas gazetës “Bild” ish-pilotin e Formula 1 e kanë marrë në një makinë Mercedes-Amg në një pistë të Zvicrës për t’i kujtuar të kaluarën. Një tjetër tentavivë për ta ndihmuar duke ndikuar te emocionet që ka përjetuar kur ka qenë pjesë e garave të shpejtësisë.
Familja ka bërë të pamundurën që të ketë rezultate kura madje po sipas “Bild” ai vëzhgohet 24 orë në 24 nga një staf mjekësor prej 15 personash. Gjithmonë informacionet rreth gjendjes shëndetësore të Michael Schumacher kanë qenë të pakëta dhe në mjaft raste familjarët e tij kanë mohuar ato që janë përmendur në media.

Gruaja e Schumacher, Corinna, i ka mbajtur të fshehta lajmet për shëndetin e tij që nga aksidenti, duke deklaruar në dokumentarin e Netflix 2021 Schumacher se ajo dëshironte ta ‘mbronte’ atë.

“Më mungon Michael çdo ditë,” tha ajo. “Por nuk jam vetëm mua që më mungon. Janë fëmijët, familja, babai i tij, të gjithë rreth tij. Dua të them, të gjithëve u mungon Michael, por Michael është këtu. Ndryshe, por ai është këtu, dhe kjo na jep forcë.

Është shumë e rëndësishme për mua që ai të vazhdojë të shijojë jetën e tij private sa më shumë që të jetë e mundur. Michael gjithmonë na ka mbrojtur dhe tani ne po e mbrojmë Michael.”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ish-policit Arbnor Spahiu i vazhdohet paraburgimi edhe për tre muaj në Serbi – familja kërkon ndihmë financiare

Serbia i ka caktuar edhe tre muaj paraburgim ish-policit të Njësisë Speciale të Kosovës, Arbnor Spahiut. Bashkëshortja e tij, Arieta Spahiu e cila e kishte...

Përplasje në VLEN, Arben Fetahu kërkon nga Azir Aliu ta “shajë” Ali Ahmetin, ai nuk pranon?!

Nuk bëhen rahat në VLEN, portali TS ka mësuar nga burime të besueshme brenda VLEN-it se ka një përplasje të madhe mes Arben Fetahut...

Lëvizja Arbëria drejt finalizimit të marrëveshjes me VLEN-in për zgjedhjet lokale

Lëvizja Arbëria po hyn në fazën përmbyllëse të arritjes së një marrëveshjeje bashkëpunimi me koalicionin VLEN për zgjedhjet lokale të tetorit. Ky hap është fryt...

Furkan Saliu shpërthen ndaj Kasamit: “Po dukesh si kryetar i degës së VMRO-së në Tetovë”

Furkan Saliu kritikon Kasamin: “Po hyni në grackën e Mickoskit, pasojat do të jenë të dhimbshme” Gazetari Furkan Saliu ka reaguar pas deklaratës së kryetarit...

Trump po shqyrton sulme ushtarake kundër karteleve të drogës në Venezuelë

Ideja është që ky veprim të mund të dobësojë kontrollin e Maduros mbi pushtetin dhe potencialisht ta detyrojë të largohet, por pa hyrë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu