Biznesmeni i Kosovës befason krejt stafin: U dha falas 12 punëtorëve mbi 1 milion euro, u premtoi të tjerëve mbi 10 milionë euro!

Lajm tepër befasues ishte për 12 punëtorët veteran të kompanisë së shtrirjes së sistemit kabllor ISP Broadcast me seli në Prishtinë, kur pronari Qëndrim Kryeziu në darkën e fundit ua kumtoi atyre dhuartat nga 5 ari truall, secilit prej tyre, përcjell Bota Sot.

Ata fare nuk po e prisnin këtë lajm tepër të gëzueshëm për fundvit derisa moderatori i mbrëmjes nisi t’i ftojë ata indivualisht për t’u dhënë njoftimin për këtë donacion meritor në vlerën e më shumë se një milion eurove.

Deri më tash asnjë prej kompanive afariste të sektorit privat që operon në treg nuk i ka vlerësuar punëtorët e saj për punën e tyre me këtë çmim.

Ndërsa po e merrnin njoftimin se janë bërë secili prej tyre me nga pesë ari truall, shumë afër lagjes Marigona, punëtorët veteranë të ISP Broadcast, ishin shumë të emocionuar dhe padiskutim mirënjohës që pronari i tyre po ua jepte falas tokën.

Në një fjalim të shkurtë, vet Qëndrim Kryeziu, Drejtor Ekzekutiv dhe pronar i ISP Broadcast, u dha atyre edhe një lajm tjetër, se shumë shpejtë do të nisë t’ua ndërtojë edhe shtëpitë.

Në këtë ngjarje, nuk ishte kjo supriza e vetme që la me gojë të hapur krejt punëtorët. Kryeziu tha se do të jetë dorëshlirë duke u ofruar stafit, secilit prej tyre edhe banesa nëse ata hyjnë në kontrata pune prej 5 deri në 10 vjet.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pse u bë Kërçova ‘Kičevo’?

Nëse në prapaskena nuk la mjet pa përdorur vetëm e vetëm që ta ndihmonte VMRO-DPMNE-në, VLEN-i nuk pati këllqe për të kremtuar bashkë me...

“Nusja” feston edhe me shqiponjë, në kërcovë do të kete bashkëjetesë me Jovanoskin!

Bashkëshortja e kryetarit të ri të Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, dërgon mesazh bashkëjetese me një foto simbolike Pas fitores së kandidatit të VMRO-DPMNE-së në Kërçovë, Aleksandar...

Shaqiri kundër opinionit publik: “Ata që kanë luftuar s’mund të quhen tradhtarë”

“Mos i quani tradhtarë ata që kanë sakrifikuar për këtë vend” Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha reagoi ashpër ndaj akuzave kundër Fatmir Limanit, duke...

Komitët e VMRO-së, xhandarët e rinj të pushtetit!

Sot komitët e VMRO-së, veç pushtetit qëndror nga dita e djeshme përmes strukturës së re organizative me xhandarë të rinj, si të zgjedhur nga...

KËRPUDHË E ZBULUAR NË MURËT E ÇERNOBILIT KA PËSUAR MUTACION PËR TË KONSUMUAR RREZATIMIN BËRTHAMOR!

Kërpudha që ha rrezatimin. Ajo nuk i frikësohet rrezatimit. Ajo e ha. Thellë në rrënojat e braktisura të Çernobilit, shkencëtarët zbuluan një kërpudhë të zezë që...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu