Fatmir Mexhiti mban premtimin, 1117 të punësuar në shëndetësi do të marrin vendime të përhershme pune!

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka miratuar vendimin për zgjidhjen e përhershme të statusit të punës të 1117 të punësuarve me kontratë në Shëndetësi.

Vendimi përfshinë profile të ndryshme të punonjësve shëndetësor: motra medicinale, mirëmbajtës së higjienës,ndihmës mjekë, laborantë, mjekë të përgjithshëm, vozitës, fiziotepautë të diplomuar, psikologë, biokimistë, teknolog radiologjik, biologë, akushere, stomatologë, farmacistë, punonjës social, motra medicine për stomatologji, kimistë, logopedë, defektolog, optomerist dhe teknik dhëmbësh.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti pas emërimit të tij premtoi se të gjithë të punësuarit me kontratë në vepër në shëndetësi do të marrin vendim pune gjatë mandatit të tij.
Ai në gjashtë-shtatë muajt e fundit ka zhvilluar bisedime intensive me përfaqësues të ministrisë së Financave që të gjendet në zgjidhje e përhershme për të punësuarit në shëndetësi të cilitë nuk kishin status të rregulluar pune.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izet Mexhiti sot zyrtarisht merr detyrën si kryetar i Komunës së Çairit

Sot pranova detyrën si Kryetar i Komunës së Çairit. Nga sot po rikthehem në vendin tim, mes njerëzve të mi, me nder, me përulësi...

Konjufca: Një qeveri pa Albin Kurtin kryeministër është kompromis i madh, tash radhën e ka opozita

I mandatuari për kryeministër, Glauk Konjufca, ka folur në mbledhjen e Këshillit. Ai ka thënë se tash është në radhën e opozitës. “Një qeveri pa Albin...

Blerta Deliu: Mandatari i ri pa shumicë është lojë për të fituar kohë- zgjedhjet janë zgjidhja

Deputetja e PDK-së Blerta Delliu ka reaguar pasi Glauk Konjufca u propozua mandatar i dytë për kryeministër të vendit.Deliu thekson se ‘Mandatari i ri...

Konjufca propozohet për mandatar për kryeministër

Glauk Konjufca është propozuar për mandatar për formimin e Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje e cila ka mbledhur sot Këshillin e Përgjithshëm. Konjufca është propozuar pasi...

Ramis Aliu: Fitorja e bashkimit dhe e shpresës në Dollnen

Ramis Aliu: “Një zë i fuqishëm i popullit u dëgjua – vendosi drejtësia, vendosi e bardha ndaj të zezës” Pas përfundimit të procesit zgjedhor në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu