Tentime për përjashtim të Fatime Fetait nga gara për “krye-prokurore”, i kërkohet vërtetim për njohjen e maqedonishtes!

Siç merr vesh Zhurnal, Këshilli i Prokurorëve ka paralajmëruar se nuk do e pranojë kandidaturën e prokurores Fatime Fetai për kryeprokurore publike në vend të Lubomir Jovevskit.

Burimet tona në prokurori thonë se përjashtimi i prokurores Fetai nga gara po bëhet me arsyetimin se nuk ka dorëzuar dokumentacion të plotë gjatë kandidmit, respektivisht se i mungon vërtetim për njohjen e gjuhës maqedonase dhe për Aftësi afariste. Në një deklaratë për Zhurnal prokurorja Fetai i ka kofirmuar këto informacione, duke i vlerësuar si kushte të palogjikshme, sepse çdo prokuror publik nënkuptohet që i plotëson këto kushte, e jo vetëm Prokurori Publik i RMV-së.

“Njohja e gjuhës maqedonase dhe aftësia afariste nënkuptohen, përndryshe si mundet dikush të jetë prokuror publik. Nëse për këto dy çështje Këshilli vlerëson se duhet të dëshmohen me dokument të posaçëm, atëherë asnjëra prej dokumentacioneve të dorëzuara deri tani nuk është e kompletuar, sepse askush nuk ka dorëzuar vërtetim për njohjen e gjuhs maqedonase, për shembull. Nga ana tjetër, aftësia afariste është një nga kushtet e përgjithshme i paraparë për çdo prokuror publik e jo vetëm për Prokurorin Publik të RMV-së. Prandaj do të ishte e dëshiruar që nëse veçmë Këshilli i prokurorëve Publikë mban qëndrim si ai që paraqiti sot, të përgjigjet se sa prej prokurorëve publikë të zgjedhur në vend, në të kaluarën dhe tani, kanë dorëzuar vërtetim për të dëshmuar se kanë aftësi afariste”, kërkoi Fetai.

Në këtë situatë parashtrohet pyetja se ku janë partitë shqiptare dhe pse nuk reagojnë ndaj këtyre opstruksioneve që i bëhen kandidates së vetme shqiptare për kryeprokurore. Kuptohet se politika nuk duhet të përzihet në gjyqësor dhe prokurori, mirëpo ka për obligim të reagojë kur parashtrohen kushte të këtilla qesharake. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një kandidate serioze shqiptre e cila i plotëson të gjitha kushtet, por si duket pengesë është vetëm emri i saj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas fitores së VLEN-it, Arben Fetai shpalli veten lider të ASH-së dhe mblodhi kryesinë e partisë

Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket...

Tani prodhojmë vetë: Shqipëria nis industrinë kombëtare të armëve

Qeveria autorizon “KAYO”-n për prodhim dhe tregtim ushtarak Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën e 5 nëntorit vendimin që i jep shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a....

Mexhiti i kënaqur: Shqiptarët e humbën Kërçovën por e fituan Çashken dhe Dollnenin!

Në një deklaratë që zbulon më shumë sesa duket, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në...

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu