Skenare destabilizimi/ Ruzhin: BDI parti e pjekur politikisht, Bilalli: Qeveria defokuson opinionin!

Të pabaza i vlerëson deklaratat e Kryeministrit Hristijan Mickoski për destabilizimin e vendit, Profesori Universitar, Nano Ruzhin.

Sipas tij, BDI është parti e pjekur politikisht dhe e orientuar drejt kërkesave që i lejon Kushtetuta.

Profesori Ruzhin i quan veprime të natyrshme dhe në suaza të “betejës” politike presionet e integristëve për mospjesëmarrje në Qeveri duke vlerësuar se nuk do të përshkallëzohen në situata alarmante.

“Mendoj se BDI është ende një parti politike e pjekur dhe se ata vetë kanë thënë se do të kërkojnë atë që e lejon kushtetuta. Fakti është se nga akti i mospjesëmarrjes në qeveri dhe ushtrimit të presionit në një farë mënyre, por siç e kemi parë deri tani dhe shpresoj në vjeshtë, ato presione do të jenë më shumë në suaza të asaj që është e rregullt, në kuadër të betejës politike dhe jemi mësuar me demokracinë, me protesta të mëdha e ngjarje në rrugë, qoftë edhe me grindje të vogla, por mendoj se sigurisht që nuk do të shkaktojë asnjë konflikt ndëretnik dhe as destabilizimin e shtetit”, deklaroi Ruzhin.

Analisti politik Mersel Bilalli ka theksuar se nevoja e qeverisë aktuale për të menaxhuar mendimin publik është një çështje kyçe, duke u munduar të fokusojë vëmendjen e publikut në tema të tjera për të mbajtur qetësi dhe për të menaxhuar situatën e brendshme.

“Sic na kujtohet para kampanjës dhe gjatë kampanjës, ne kishim konstatime të atilla të VMRO-DPMNE-së se realisht do të heq dorë nga dy marrëveshjet, ajo me Greqinë për emrin dhe ajo me Bullgarinë. Kështu që, tash ndeshen me realitetin dhe se ajo cështje është kapje e pamundnshme dhe duket se rrethanat ndërkombëtare e bëjnë që praktikisht ai të fillon të akcepton ato, pra ishte një mashtrim”, deklaroi Bilalli.

Ndryshe kryeministri Mickoski me javë të tëra nuk heq dorë nga tema e skenareve të destabilizimit në vend duke përsëritur se ish – funksionarë të pushtetit të kaluar janë duke punuar në destabilizimin e vendit dhe nxitjen e temave dhe tensioneve ndëretnike në vend. /tvklan.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ekskluzive/ Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Burimet bëjnë të ditur se vendimmarrja në...

Pajaziti: Të jesh shqiptar nuk mjafton të flasësh shqip!

“Pas çdo fushate mbeten kujtime, emocione dhe mbi të gjitha njerëzit që qëndruan. Dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për secilin prej jush...

Haqim Ramadani: Prej sot jam pa punë, kërkoj punë vetëm nga kompani private

Kandidati shqiptar për komunën e Bërvenicës,Haqim Ramadani humbi betejen e tij përball kandidatit maqedonas me një rezultat të ngushtë. Përveç kësaj humbjeje Ramadani humbet...

Shaholli: Pretendimet e despotit Micko u bënë realitet!

Pretendimet e despotit Micko u bënë realitet! Shqiptarët u nenshtruan, ashtu siç e parashikoja dhe ndjeja unë rrezikun e rimarrjes së Kërçovës dhe Strugës nga...

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu