Stuhitë e shiut afrohen në bregdet të Shqipërisë, por edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë

Sot në të gjitha viset tona po mbanë mot mjaft i nxehtë dhe me kalime vranësirash, ndërsa tani kemi zhvillime të izoluara të vranësirave konvektive.

Gjatë pasdites priten zhvillime më të përhapura konvektive që nga Shqipëria deri në Luginë të Preshevës dhe që nga Mali i Zi e deri në Maqedoninë Veriore, vende-vende priten rrebeshe shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.

Temperaturat shumë të larta dhe ardhja e masës ajrore mjaft jo-stabile nga Mesdheu të hënën mund të shkaktojë procese të bujshme atmosferike, me zhvillime të shtrëngatave lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë që nga viset bregdetare e pastaj në gati të gjitha territoret tona. Shtrëngata shiu priten shpesh-herë në bregdet gjatë ditës së hënë, eventualisht edhe të martën, por jo pa ndërprerje. Shtrëngata shiu priten si në pjesën veriore, po ashtu edhe në jug të Shqipërisë.

Destabilizim i fuqishëm i atmosferës përpos sonte pritet sidomos të hënën pasdite edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore me zhvillime masive konvektive. Në shumë vende priten rrebeshe intensive që sadopak mund të zbusin gjendjen shumë të rëndë ma thatësinë e madhe.

Rrebeshe dhe zhvillime intensive parashihen edhe të Martën, ndërkohë që në bregdet moti do të fillojë të përmirësohet edhe pse jo krejtësisht.

Temperaturat në të gjitha viset do të shënojnë ulje dhe kjo do të jetë një lehtësim i madh për të gjithë ne pas një periudhe mjaft të gjatë me vapë të madhe verore, por ndërkohë që gjatë kësaj periudhe mund të kemi stuhi të fuqishme lokale.

Nga mesi i javës së re presim përmirësim të motit, stabilizim të atmosferës dhe rritje të serishme të temperaturave./MeteoBallkan

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Danimarka befason botën: Ushtria urdhërohet të qëllojë këdo që shkel territorin, përfshirë edhe aleatët!

Danimarka ka konfirmuar se një rregull ushtarak i vitit 1952 mbetet ende në fuqi dhe parashikon që trupat daneze të hapin zjarr menjëherë në...

Trump urdhëron komandantët të hartojnë “planin e pushtimit” të Grenlandës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar komandantët e forcave speciale të hartojnë një plan për pushtimin e Grenlandës, transmeton Anadolu. Një raporti nga gazeta...

Rrëzohet aeroplani pas ngritjes nga pista, gjashtë viktima, mes tyre edhe këngëtari i njohur

Gjashtë persona, përfshirë këngëtarin e njohur Yeison Jiménez kanë humbur jetën sipas autoriteteve kolumbiane të aviacionit civil, kur aeroplani u rrëzua menjëherë pas ngritjes...

Latifi: “Shqipja🇦🇱 u hoq nga Telekomi, Ziba hesht- 150.000 denarë në muaj për zero llogaridhënie”

Kush e hoqi shqipen nga Telekomi? Heshtja që kushton 150 mijë denarë në muaj Para tetë muajsh, aktivistja Anita Latifi ngriti publikisht shqetësimin se nga...

Stafi i Egjiptit lexon Kur’an për ta ndihmuar ekipin në ndeshjen vendimtare ndaj Bregut të Fildishtë

Stafi teknik i Kombëtares së Egjiptit u pa duke lexuar Kur’an dhe duke u lutur gjatë ndeshjes dramatike kundër Bregut të Fildishtë, në kuadër...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu