Është publikuar tenderi për fazën e tretë të hekurudhës Maqedoni-Bullgari!

Është publikuar tenderi për përzgjedhjen e kontraktorit për seksionin e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë, nga Kriva Pallanka deri në kufirin bullgar. Në të njëjtën kohë, është duke u zhvilluar procesi për përzgjedhjen e inxhinierit mbikëqyrës dhe konsulentit për asistencë teknike investitorit.

Pritet që në tremujorin e parë të vitit 2024 të zgjidhet një konsulent për asistencë teknike, në tremujorin e dytë inxhinieri mbikëqyrës, ndërsa procedura e tenderit për përzgjedhjen e kontraktorit do të përfundojë në tremujorin e tretë të vitit 2024. Sipas kësaj dinamike, aktivitetet në terren do të fillonin në vitin 2025, pasi më shumë detaje do të jenë në dispozicion pas miratimit të planit dinamik të kontraktorit, kanë thënë nga NP “HRMV Infrastruktura”.

Procedura e shpronësimit për këtë seksion është në vazhdim dhe deri më tani janë kryer 60 për qind, kryesisht në zonat rurale.
Tashmë janë siguruar mjete në vlerë prej 560 milionë euro si vlerë e parashikuar për këtë seksion, me grant 61 milionë euro nga komponenti IPA, 149 milionë euro nga VBIF dhe dy kredi nga BERZH dhe BEI nga 175 milionë euro secila.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

George Clooney u dha 14 Miqve të tij nga 1 Milion Dollare

Në vitin 2013, George Clooney ftoi 14 miqtë e tij më të ngushtë në një darkë dhe i surprizoi secilin me nga një valixhe...

Tensione diplomatike Danimarkë-SHBA, Kopenhageni akuzon Trumpin për “operacione sekrete” në Groenlandë

Ministria e Jashtme daneze ka thirrur të ngarkuarin me punë të SHBA-së, diplomatin më të lartë në ambasadën amerikane në Kopenhagen, pasi një raportim...

Moska bën paralajmërimin e fortë që lidhet me Kosovën – Detajet

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Boçan Kharçenko, ka lëshuar një paralajmërim të fortë dhe të koduar në drejtim të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Ai...

Elmazi: Bojana foli, ndryshimi në Saraj është i pashmangshëm

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamed Elmazi, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Bojanë. Tubimi u karakterizua me pjesëmarrje...

Mes “sharjeve” të Mickoskit dhe sulmeve ndaj BDI-së, Borrell vlerëson Osmanin si lider evropian

Mesazhi i Josep Borrell për Bujar Osmanin merr peshë të veçantë në klimën politike aktuale Në një kohë kur kryeministri dhe partia opozitare VMRO-DPMNE po...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu