Ardian Demiri nga LD: 1200 denarët për nxënësit, lëmoshë para zgjedhjeve!

ARDIAN DEMIRI I LD-SË ka reaguar lidhur me masën qeveritare për dhënien e 1200 denarëve për nxënësit, që sipas tij është një lëmoshë para zgjedhjeve.

“Idiotizmi i një vendimi”, kështu e quan Ardian Demiri i Lëvizjes Demokratike, vendimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, për të ndarë 1200 denarë në muaj nxënësve filloristë dhe 1800 atyre të shkollave të mesme, për një periudhë për gjashtë muaj, apo deri në zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Demiri, i cili është koordinator i LD-së në Strugë, thotë se pushteti përgaditet që me këtë lëmoshë ta blejnë dhe shantazhojnë qytetarin e rëndomtë!!!

“Pasi që përgjatë gjithë kësaj kohe sa janë në pushtet, 22 vite, qytetarin e zakonshëm e sollën buzë greminës së ekzistencës, tash me një masë adminsitrative idioteske po përpiqen edhe ta blejnë e shantazhojnë me 1800 denar në muaj që kinse do i marrin femijët në 6 muajt e ardhshme, ose ndryshe thënë deri sa të përfundojnë zgjedhjet parlamentare 2024, se pastaj…si gjithomonë…”raus” në Gjermani”, thotë avokati Ardian Demiri.

Demiri më tej shprehet se idiotizmi i këtij vendimi është edhe nënçmues, sepse kërkon që prindërit të paraqiten në shkollat ku mesojnë fëmijët e tyre që nëpërmjet drejtorëve të tyre më pas të kenë të evidentuar se kush janë ata prindër që kanë aplikuar dhe sa të ardhura mujore kanë, që më pas para zgjedhjeve ti shantazhojnë për nevoja elektorale!

Ai u bën thirrje gjithë prindërve të mos bien pre e shantazhimit dhe nënçmimit paraelektoral nga kazino-qeveria e Grubit dhe ministrave argat të tij, sepse sidoqoftë këto para planifikohet të shpërndahen pas zgjedhjeve, kur BDI do të del në opozitë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pendarovski: Zëvendëskryeministri nuk e fsheh se punon për “botën serbe” dhe shprehimisht kundër NATO dhe BE

CIVIL: Deri në ç’masë Serbia përbën kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, rajonit në përgjithësi, dhe gjithashtu në atë kontekst në lidhje...

Devolli Group nderohet në Oxford me Çmimin prestigjioz “European Quality Award”

Devolli Group nderohet në Oxford me Çmimin prestigjioz “European Quality Award” Devolli Group, një nga korporatat më të fuqishme dhe me ndikim në Ballkanin Perëndimor,...

Specialja në Hagë vendos për vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që Hashim Thaçi t’i vazhdohet paraburgimi, duke theksuar se bazat ligjore për qëndrimin e tij në qendrat e...

Lirim Memetaj: Çfarë funksioni shtetëror mban Dejona Mihaili që po ruhet nga Policia Speciale?

Në rrjete sociale, Lirim Memetaj ka publikuar një postim të ashpër shoqëruar me fotografi, ku ai akuzon se zyrtarja policore e Njësisë Speciale Operative...

113-vjet ushtri shqiptare, Begaj: Krenar me pjesëmarrjen në misione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar 113-vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura Shqiptare. Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu