LEN: Pendarovski ka folur shpesh herë për vlera multietnike, por kur duhej të dëshmoj se beson vërtetë në ato vlera ai dështoi!

Lidhja Europiane për Ndryshim kritikon presidentin Pendarovski për mungesën e veprimeve konkrete në disa çështje thelbësore për Maqedoninën e Veriut.

“E kemi dëgjuar presidentin Pendarovski të flasë shumë herë për vlera multietnike, por kur duhej të dëshmohej se beson vërtet në ato vlera, e dëshmoi të kundërtën. Ai reagoi ashpër kundër himnit e flamurit shqipar në tubimet e shqiptarëve, madje nuk hezitoi ta quajë shovinist një veprim të tillë, por nuk e dëgjuam askund të reagojë kundër ndonjë veprimi të vërtetë shovinist, siç ishin së fundi protestat dhe rezistenca për hapjen e paraleleve shqipe në Komunën e Çashkës.

LEN shtoi se Presidenti Pendarovski është dëgjuar shpesh duke folur kundër korrupsionit, por në heshtjen e tij dhe mungesën e interesit për zgjerimin e listës së zezë me funksionarë nga Maqedonia e Veriut, sidomos pas dekretit të tij në ndryshimet e Kodit Penal, ku amnistoi krimin dhe korrupsionin shtetëror, ai ka humbur bindjen e publikut. Ky mosveprim i tij e bën atë të ngjajë më shumë me paraardhësit e tij se sa me një president që ka vendosur të qëndrojë në krye të luftës kundër korrupsionit.

“E dëgjuam të flasë për vlera demokratike dhe integrim, por nuk i’a dëgjuam zërin të thotë një fjalë për çështjen e anëtarit të opozitës në KSHZ, që është fundament për zgjedhje të lira dhe demokratike. Ai heshti edhe ndaj raportit skandaloz të progresit për RMV-në, si dhe ndaj kritikave të Komisionit Europian për keqpërdorim të flamurit të BE-së, që flet shumë për integrimin e vendit në BE. Ai ka pasur plot fjalë për drejtësinë, por ka heshtur ndaj presionit që i bëhet Kryetares së Gjykatës Supreme” shtuan nga LEN.

Deklarata përmbyllet me një vlerësim se presidenti Pendarovski ka qenë një president i dështuar në praktikë dhe se populli duhet të ketë një alternativë. Lidhja Europiane për Ndryshim shpall që do të kandidojë një kandidat të saj në zgjedhjet presidenciale, duke sugjeruar se BDI-ja po fshihet pas kandidatit të LSDM-së dhe se të dy partitë duhet të mbajnë përgjegjësi bashkërisht në zgjedhje. /Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Presidenti sirian dhe komandantët amerikanë bashkohen për një ndeshje basketbolli!

Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa dhe diplomati i tij më i lartë u panë duke luajtur basketboll me komandantët më të lartë ushtarakë amerikanë. Al-Sharaa dhe...

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu