Blerant Ramadani, si përfaqësues i ASH mori pjesë në programin prestigjioz të Këshillit Amerikan për politikan-lidër të rinj

Blerant Ramadani, përfaqësoi ASH-në në programin prestigjioz të Këshillit Amerikan për politikan-lidër të rinj.

“Me kënaqësi përcjellim lajmin se koordinatori kombëtar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Blerant Ramadani, si përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët ka marrë pjesë me sukses në programin prestigjioz të Këshillit Amerikan për politikan-lidër të rinj. Gjatë qëndrimit të tij 10-ditor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ramadani ka pasuar një agjendë intensive me takime dhe prezantime nga përfaqësues të rëndësishëm të institucioneve amerikane dhe ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, ai ka shkëmbyer pikëpamje dhe përvoja me përfaqësues nga Departmenti i Shtetit Amerikan, Instituti Nacional Demokratik, ICFJ si dhe ka pasuar takime me kongresmenë dhe përfaqësues të tjerë të njohur nga shteti i Illinois. Gjithashtu, ka pasuar takime me kryetarë dhe senatorë nga ky shtet, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve.

Është e qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleat strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Investimet e vazhdueshme në nivelin e udhëheqjes dhe liderëve të rinj dëshmojnë angazhimin e vazhdueshëm të SHBA-ve në përmirësimin e kapaciteteve të vendit tonë.

Ky program ka për qëllim shkëmbimin dhe prezantimin e përvojave të suksesshme nga Amerika dhe anasjelltas, duke shërbyer si model për zhvillimin dhe avancimin e Maqedonisë së Veriut në skenën ndërkombëtare.” – thuhet në kumtesën e ASH-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Si rusët e tradhtuan Maduron gjatë aksionit të amerikanëve?

Ndërsa forcat kubane pësuan humbje të rënda duke mbrojtur presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, raportet tregojnë se njësitë elitare ruse, të dërguara për të...

RUSIA KA NXJERRË NGA IZRAELI DIPLOMAT DHE FAMILJET E TYRE NË SUPER-EVAKUIM!

Raportimet e fundit nga mediat hebrea dhe rajonale thonë se brenda 24 orëve Rusia ka realizuar të paktën 3 fluturime evakuimi nga Izraeli drejt...

Alba shpërthen në lot për raportin me Limin në BBVK: “Më ka lënduar thellë”

Prania e ish-partnerit rikthen plagë të vjetra dhe akuza për tradhti brenda shtëpisë më të famshme Drama personale ka marrë një tjetër kthesë brenda shtëpisë...

VLEN nuk bëhet. Kasami mund të largohet nga qeveria? “Formohet koalicion i ri: BDI-BESA – ASH (Taravari)”

Dokumenti i Zeqirja Ibrahimit që VLEN të shndërrohet në një parti të vetme ka marrë fund. As Izet Mexhiti nuk pranon të...

Identiteti i përdhosur i gjuhës shqipe në kushtetutë!

Që nga nënshkrimi i MO gjuha shqipe në kushtetutën antidemokratike të Severnistanit qëndron e paprekur dhe "shëndosh e mirë" me emërtimin përdhosës si...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu