Deklaratë zyrtare nga FC Struga, pas akuzave nga FC Shkupi!

Deklaratë Zyrtare nga FC Struga Trim Lum

Për tifozët tanë , komunitetin e futbollit, dhe të gjithë ata që çmojnë shpirtin e lojës,

Klubi ynë është në dijeni për komentet dhe akuzat e bëra së fundmi nga klubi i FC Shkupi në lidhje me ndeshjen tonë të fundit për vendimet e marra nga gjyqtarët e ndeshjes dhe “shqetësimin” e tyre për skuadrën e FC Voskës. Është e drejtë e opinionit nga secili aktor, por ajo që na habiti sihte fakti që pikërisht kryesia e FC Shkupit deklarohet me ato akuza ndaj nesh, duke ditur që Fc Shkupi tashmë është një klub kaq serioz.

FC Struga ka mbajtur gjithmonë standardet më të larta të sportivitetit dhe lojës së drejtë. Fokusi ynë mbetet në luajtjen e lojës që ne e duam me pasionin dhe respektin që ajo meriton.

Le t’i marrim me radhë; Reagimi i Fc Shkupit ka disa probleme tepër serioze për komunitetin e futbollit në përgjithësi dhe i prish balancat e komunikimit.

1. Reagimi si palë në një ndeshje të tretë, është një precedent i pandodhur më parë, që rrezikon të bëhet praktikë jo etike në raportet mes klubeve.

2. Si i tillë nuk është aspak reciprok ndaj Fc Strugës. Ne kurrë nuk kemi reaguar as zyrtarisht as në media në ndeshje jo direkte.

3. Reagimet që i kemi bërë kanë qenë për ndeshjet direkte edhe atë kundër referimit në episode jo ndaj klubeve respektive.

4. Nuk reaguam në një episod që mund ta shkaktonte humbjen e kampionatit ne ndeshje direkte me Fc Shkupin në sezonin 2022-2023.

5. Etiketimi direkt Fc Strugës në reagimin e faqes zyrtare të një klubi të tretë, është jo etik dhe i rrezikshëm jo veç per klubin tonë por edhe per reputacionin e futbollit.

Gjithsesi, ne nuk do të biemi kurrë në grackën e etiketimit te klubeve, duke mos pasur arsye të forta e direkte, pa qoftë kjo edhe kunder fc Shkupit, që kryen një reagim te paprecedentë.

Ndërsa ecim përpara, angazhimi ynë për të kontribuar pozitivisht në futboll – si në fushë ashtu edhe jashtë saj – mbetet i patundur. Ne me padurim presim ndeshjet tona të ardhshme dhe mundësinë për të vazhduar të sjellim emocion dhe gëzim për tifozët Strugan.

Ju faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme.

Me respekt,
FC STRUGA TRIM LUM

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ish-ushtari i UÇK-së, Bashkim Mani, varroset sot në Varrezat e Veteranëve në Haraçinë

Ka ndërruar jetë Bashkim Mani, 45-vjeç, ish-ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nga Shkupi. I riu dje ka pësuar sulm në zemër, ndërsa nuk është...

Kongresi i BDI-së, Ahmeti në fjalimin e tij do të paraqesë katër rezoluta strategjike

Bashkimi Demokratik për Integrim sot në Shkup do të mbajë kongresin e pestë. TV21 mëson se përveç ndryshimeve kadrovike dhe riorganizimin e strukturave partiake,...

SHKUPI NË VEND TË DYTË NË EVROPË PËR AJRIN MË TË NDOTUR SOT

Shkup, sot – Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut renditet sot në vendin e dytë në Evropë për ajrin më të ndotur, duke u shndërruar...

BDI sot mban Kongres në Shkup

Sot në Shkup Bashkimi Demokratik për Integrim do ta mbajë Kongresin partiak. Sipas deklaratave dhënë nga zyrtarët e partisë, pritet që Ali Ahmeti të rizgjidhet...

Rama pas vizitës në Hagë: Në zemër të Evropës po ndodh padrejtësi ulëritëse

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi ka përfunduar vizitën tek ish-presidenti Hashim Thaçi, Gjykatën Speciale e ka quajtur “godinë ku luhet teatri i turpit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu