“Kam mesazhet kur Naimi kërkon lekë borxh”, Gazetari: Arrestime të reja për vrasjen e Liridonës!

Gazetari Miliam Zeka foli në lidhje vrasjen që Naim Murseli planifikoi dhe kreu ndaj bashkëshortes së tij Liridona Ademaj. Zeka tha se shumë pista të pavërteta po hidhen mbi ngjarjen. Gazetari pohon se pas ngjarjes, shumë mesazhe i kanë ardhur nga shqiptarët e diasporës të cilët i kanë treguar mesazhet me Naim Murselin, ku ky i fundit u kërkonte lekë borxh.

“Unë nuk po mundem ta deshifroj vrasjen, por diçka e kam shumë të sigurt, e kam me fakte, që ky njeri u ka kërkuar shumë personave para borxh. Kam SMS nga një amerikan, ku ky i thotë: “A mundesh të më gjesh 8 mijë euro borxh dhe pas 4 muajsh do të t’i kthej 8 mijë”.

Dhe ky amerikani i përgjigjet: “Jo nuk mundem, se kam blerë shtëpi”. Pastaj Naimi i thotë: “A mundesh të më japësh 3 mijë euro borxh?” tha ai te Euronews. Miliam Zeka paralajmëroi se për këtë dosje do të ketë arrestime të tjera. “Unë flas ato që di për hetuesit dhe lajmi i ditës është që do të ketë arrestime të reja rreth rastit të Liridonës” tha ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas sulmit në Tetovë, Lloga: Qeveria po ushqen frymën e pandëshkueshmërisë

Dy nxënës të shkollës së mesme janë sulmuar fizikisht në Tetovë nga tifozët e “Vojvodës” maqedonas. Rasti ka nxitur reagime të forta, mes tyre...

Mexhiti: Vetura e Ali Ahmetit qëndroi 24 orë në stacion policor, dyshohej se Gruevski kishte ikur me të

Zëvendës kryeministri i parë dhe kandidat i VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka hedhur një tjetër akuzë të fortë ndaj...

Skandal në Tetovë: Dy nxënës shqiptarë sulmohen nga mbi 20 tifozë të “VOJVODËT”!

Një incident i rëndë ka ndodhur në Tetovë, ku dy nxënës të rinj shqiptarë të Shkollës së Mesme Ekonomike janë sulmuar nga mbi 20...

Takim i Selës në Haraçinë: Nga një kafe, në diskutime për fitoren

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, zhvilloi sot një takim me kryetarin e Haraçinës, Skënder Isufi, Driton Nebiun dhe kryesinë e degës lokale....

Ambasadori Meidani shpreh solidaritet me gazetarin Naser Selmani, kërkon zbardhjen urgjente të rastit

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka reaguar pas dëmtimit të automjetit të gazetarit Naser Selmani, duke e cilësuar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu