Erdogan për Netanyahu: Do të mbahet mend në histori si “kasapi” i Gazës

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka folur sërish me tonë të ashpra kundër kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, duke pretenduar se ai “do të hyjë në histori si kasapi i Rripit të Gazës”.

Më 20 nëntor, Tayip Erdogan foli për “terrorizëm” dhe “çmenduri” në një sulm të ri ndaj qeverisë izraelite.

“Qeveria izraelite është në një gjendje çmendurie, duke u mburrur për masakrën e grave shtatzëna dhe foshnjave. Nuk është luftë kur bombardon bebe. “Shiu” i plumbave kundër civilëve quhet barbari, grabitje, terrorizëm shtetëror”, theksoi ai.

Më pas, ai theksoi se Turqia qëndron në krah të të shtypurve, jo vetëm brenda kufijve, por edhe jashtë saj.

“Dhimbja e të shtypurve në Palestinë është edhe e jona. Populli i Gazës po përpiqet të mbijetojë nën sulmet imorale dhe të neveritshme të Izraelit.

Deri më sot, ne kemi dërguar gjithsej 800 tonë ndihma humanitare në rajon. Izraeli jo vetëm që po vret banorët në Gaza por i ka ndërprerë ujin, karburantin, energjinë elektrike dhe komunikimin, dhe tani po përpiqet të shkakërrojë vendosmërinë e rezistencës duke bombarduar spitalet.”

Në fund, duke përsëritur akuzat për terrorizëm të ushtruara nga Izraeli, ai tha se spitalet janë bërë simboli i Tel Aviv.

“Kemi nisur nismën për transferimin e pacientëve me kancer në vendin tonë. Kemi sjellë 88 pacientë”, tha ai

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pse u bë Kërçova ‘Kičevo’?

Nëse në prapaskena nuk la mjet pa përdorur vetëm e vetëm që ta ndihmonte VMRO-DPMNE-në, VLEN-i nuk pati këllqe për të kremtuar bashkë me...

“Nusja” feston edhe me shqiponjë, në kërcovë do të kete bashkëjetesë me Jovanoskin!

Bashkëshortja e kryetarit të ri të Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, dërgon mesazh bashkëjetese me një foto simbolike Pas fitores së kandidatit të VMRO-DPMNE-së në Kërçovë, Aleksandar...

Shaqiri kundër opinionit publik: “Ata që kanë luftuar s’mund të quhen tradhtarë”

“Mos i quani tradhtarë ata që kanë sakrifikuar për këtë vend” Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha reagoi ashpër ndaj akuzave kundër Fatmir Limanit, duke...

Komitët e VMRO-së, xhandarët e rinj të pushtetit!

Sot komitët e VMRO-së, veç pushtetit qëndror nga dita e djeshme përmes strukturës së re organizative me xhandarë të rinj, si të zgjedhur nga...

KËRPUDHË E ZBULUAR NË MURËT E ÇERNOBILIT KA PËSUAR MUTACION PËR TË KONSUMUAR RREZATIMIN BËRTHAMOR!

Kërpudha që ha rrezatimin. Ajo nuk i frikësohet rrezatimit. Ajo e ha. Thellë në rrënojat e braktisura të Çernobilit, shkencëtarët zbuluan një kërpudhë të zezë që...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu