Që të mos ketë kryeministër nga BDI, VMRO-DPMNE i propozoi LSDM-së që të ndryshohet Ligji për Qeveri

VMRO-DPMNE i bëri thirrje LSDM-së që të shfuqizojë Qeverinë teknike që formohet njëqind ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare. Sipas partisë opozitare, një nga arsyet është që BDI-ja të mos ketë kryeministër teknik. Gjithashtu, VMRO-DPMNE konsideron se qeveritë teknike janë joefikase dhe jofunksionale dhe qytetarët paguajnë çmimin.

“VMRO-DPMNE, si partia më e përgjegjshme politike ndaj qytetarëve dhe shtetit, është e gatshme të heqë dorë nga Qeveria teknike, vetëm BDI, të mos ketë kryeministër teknik. BDI prej muajsh është në fokusin e të gjitha skandaleve kriminale që tronditin Maqedoninë. Parti në të cilën nuk ka kuadër të pa komprometuar dhe të pakriminalizuar nuk mund ta sigurojë kryeministrin teknik të shtetit”, u shpreh Mile Lefkov – deputet i VMRO-DPMNE-së.

VMRO-DPMNE nuk është përgjigjur nëse megjithatë do t’i emërojë ministrat e saj teknikë, nëse partitë në pushtet refuzojnë ofertën për shfuqizimin e qeverisë teknike. Thanë vetëm se fillimisht do të presin përgjigjen nga LSDM-ja. Ndërkohë socialdemokratët e lanë këtë çështje për shqyrtim në grupet e punës në Kuvend.

“Janë formuar grupet punuese të cilat do të diskutojnë intensivisht të gjitha proceset që janë të nevojshme për zhvillimin normal të procesit zgjedhor në periudhën e ardhshme. Kryeministri Kovaçevski paralajmëroi takim në Kuvend me të gjithë përfaqësuesit e partive politike, përkatësisht kryetarët e tyre, kështu që mendoj se për të gjitha këto detaje do të merren vesh në periudhën e ardhshme”, tha Lidija Tasevska – deputete e LSDM-së.

Kovaçevski një ditë më parë përsëriti se vendimi për formimin e qeverisë teknike është ende në fuqi. Ai shtoi se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në maj, që do të thotë se një qeveri e tillë duhet të formohet në fund të janarit ose përsëri në shkurt. Deri atëherë BDI duhet të propozojë kandidatin për kryeministër, emri i të cilit do të koordinohet me partnerët e koalicionit. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pajaziti: Të jesh shqiptar nuk mjafton të flasësh shqip!

“Pas çdo fushate mbeten kujtime, emocione dhe mbi të gjitha njerëzit që qëndruan. Dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për secilin prej jush...

Haqim Ramadani: Prej sot jam pa punë, kërkoj punë vetëm nga kompani private

Kandidati shqiptar për komunën e Bërvenicës,Haqim Ramadani humbi betejen e tij përball kandidatit maqedonas me një rezultat të ngushtë. Përveç kësaj humbjeje Ramadani humbet...

Shaholli: Pretendimet e despotit Micko u bënë realitet!

Pretendimet e despotit Micko u bënë realitet! Shqiptarët u nenshtruan, ashtu siç e parashikoja dhe ndjeja unë rrezikun e rimarrjes së Kërçovës dhe Strugës nga...

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm- “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm – “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë Pritjet e gjata dhe kolonat kilometrike në kufirin e Bllacës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu